Panorama (Albania)

I riu tenton të vrasë nënën me pistoletë me silenciato­r

Policia parandalon krimin në familje, arreston 38- vjeçarin

-

Një krim i rëndë në familje u arrit të parandaloh­ej mbrëmjen e së dielës, në fshatin Dushk të Lushnjës.

Një 38- vjeçar, pas një konflikti për motive banale me nënën e tij, ka nxjerrë armën, me të cilën edhe mund të kishte qëlluar në drejtim të saj, në rast se Policia nuk do të kishte ndërhyrë në kohë. Shërbimet e Komisariat­it të Lushnjës ishin sinjalizua­r për ngjarjen nga banorët e zonës, të cilët kishin dëgjuar sherrin me tone të ashpra që po ndodhte në familje. Ata i kanë telefonuar menjëherë Policisë dhe shërbimet kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e. Burimet thanë se është arrestuar në flagrancë Edmond Kadiu, 38 vjeç, i cili kishte qenë për shumë vite emigrant dhe sapo ishte kthyer në Shqipëri. Ndërsa gjatë kontrollit të kryer në banesë, Policia ka gjetur një pistoletë me silenciato­r dhe 43 fishekë. Burimet thanë se i arrestuari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Të paktën kështu ka deklaruar nëna e tij, gjatë dëshmisë që ka dhënë për Policinë, por edhe disa banorë të fshatit. Megjithatë pritet një akt ekspertimi mjeko- ligjor, për të përcaktuar nëse i dyshuari ka probleme mendore apo jo.

ARRESTIMI Policia e Shtetit njoftoi dje se falë reagimit në kohë të forcave të Policisë së Lushnjës, është bërë i mundur parandalim­i i një krim brenda familjes. "Arrestohet në flagrancë 38- vjeçari, pasi dyshohej se do të kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit me nënën e tij. Sekuestroh­et një armë zjarri, pistoletë me silenciato­r dhe 43 fishekë", tha dje zyrtarisht Policia. Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Edmond Kadiu, 38 vjeç, banues në Dushk të Lushnjës. Policia e Lushnjës ka marrë njoftim në rrugë operative se ky shtetas po konfliktoh­ej me nënën e tij, në banesën e tyre, në fshatin Dushk. Policia ka vlerësuar menjëherë informacio­nin dhe falë reagimit në kohë, u bë e mundur kapja e tij në flagrancë dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciato­r. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n edhe 43 fishekë luftarakë. "Materialet do t'i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale ' Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak' dhe ' Dhunë në familje'", tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.

 ??  ?? Pistoleta e sekuestrua­r nga Policia
Pistoleta e sekuestrua­r nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania