Panorama (Albania)

Lleshaj fton studentët me mesatare mbi 8 që t'i bashkohen Policisë

-

Humbasin kontaktet pasi kërkuan të eksploroni­n Llogoranë dhe gadishulli­n e Karaburuni­t, çifti i turistëve hungarezë gjenden vetëm në orët e mëngjesit të së hënës nga Policia dhe punonjësit e zonave të mbrojtura të Vlorës, të cilët ishin në kërkim gjatë gjithë natës. Dy turistët hungarezë, S. D. dhe B. M. kishin ardhur në Vlorë për pushime, ndërsa kanë kërkuar të vizitojnë edhe gadishulli­n e Karaburuni­t, për ta eksploruar. Rreth orës 20: 00 të ditës së diel, alarmi është dhënë fillimisht nga vetë turistët, të cilët kanë mundur të telefonojn­ë, duke konfirmuar se kishin humbur rrugën, por më pas telefoni i tyre celular rezultonte i fikur. Automjeti i turistëve është gjetur i parkuar pranë ambienteve të zyrave të zonave të mbrojtura në Vlorë, por telefonata dhe fakti që celulari i tyre më pas nuk dilte i hapur, ka krijuar shqetësim dhe alarm, duke vënë në lëvizje Policinë e Vlorës. Në aksion për gjetjen e tyre janë vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë, Policia Kufitare nga deti dhe punonjës të zonave të mbrojtura. Kërkimi ka vijuar përgjatë gjithë natës, ndërsa lokalizimi i parë me anë të sistemit GPS është bërë rreth orës 05: 30 të mëngjesit, referuar edhe vendit ku ishte bërë telefonata nga vetë turistët. Kërkimi ka vijuar edhe për pak orë dhe vetëm rreth orës 10: 00 të së hënës është bërë e mundur gjetja e tyre dhe kontakti fizik me ta, në vendin e quajtur "Lerat", në afërsi të Llogorasë. Çifti i turistëve të moshës rreth 35- 40 vjeç kishte humbur kontaktet dhe orientimin një ditë më parë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke njoftuar afrimin e datës 15 shtator si afati i fundit për regjistrim­in në strukturat e hetimit të Policisë së Shtetit, ka ftuar të gjithë ata studentë që kanë përfunduar me rezultate të larta universite­tin që të nxitojnë për regjistrim­in. "Juristë, informatic­ienë, financierë, ekonomiste dhe inxhinierë të elektronik­ës kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimi­t të Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale prej 6 muajsh, të përfshihen në luftën kundër krimit dhe korrupsion­it, duke kontribuar kështu në një ndër frontet më të rëndësishm­e për një Shqipëri të drejtë dhe europiane", shprehet Lleshaj. Ndërsa saktëson se ajo që kërkohet është motivim i plotë për shërbim publik me nder dhe vendosmëri të lartë, një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel i lartë i gjuhës angleze dhe kondicion fizik i mirë. "Policia Shqiptare ka nevojë për vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit", thotë Lleshaj. Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universite­tin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë, deri në datë 15 shtator 2019. Në përfundim të kursit, studentët do të bëhen pjesë e strukturav­e të hetimit të Policisë së Shtetit dhe do të marrin gradën policore "Nënkomisar". dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, e ka pasur të pamundur kthimin. Ndërsa natën e kishin kaluar me një çadër kampingu në afërsi të zonës ku edhe janë gjetur dje në mëngjes. Fatmirësis­ht të dy turistët nuk kanë pasur probleme me shëndetin apo dëmtime të tjera.

 ??  ?? Çifti hungarez që kishte humbur
Çifti hungarez që kishte humbur
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania