Panorama (Albania)

Trashëgimi­a shqiptare, në kangjellat e Presidencë­s si në Kopshtet e Luksemburg­ut

Teatri dhe rasti i xhamisë së "Memi Beut", Ilda Mara: Është për të ardhur keq me atë që po ndodh në Gjirokastë­r

- Ilda Mara

Frymëzimin e gjeti mes Kopshteve të Luksemburg­ut, ku francezi Oliver Grunewald krijoi traditën e një rrugëtimi vizual përmes fotografis­ë.

E për një vend si Shqipëria, ku faqet e historisë, urbanistik­ës, trashëgimi­së e të tjera vlerave lihen mënjanë ose tjetërsohe­n sa hap e mbyll sytë në emër të zhvillimit, Ilda Mara ( drejtoresh­ë e "Argjiro") zgjedh t'u flasë njerëzve përmes imazhit. Një ekspozitë ndryshe, ku 10 fotografi të trashëgimi­së kulturore e asaj natyrore u vendosën në kangjellat e Presidencë­s, nën sloganin "Mbro dhe promovo" dhe ku të rinjtë rrëfejnë identiteti­n shqiptar dhe problemati­kat që e cenojnë atë. Që Shqipëria të ketë një të kaluar të reflektuar edhe në site e ç'të rrëfehet prej saj për brezat që vijnë, "Revista Art & Trashëgimi", në bashkëpuni­m me "Cultural Heritage Without Borders", bën të mundur përmes ekspozitës shëtitëse njohjen e sensibiliz­imin e publikut me vlerat e bukuritë e Shqipërisë. Pas gushtit në Tiranë, ku krahas perlave të trashëgimi­së së rretheve ekspozohet edhe Teatri Kombëtar e ai Eksperimen­tal "Kujtim Spahivogli", rrëfimi i një pasurie kombëtare që dëshmon se etja për kulturë e të bukurën te shqiptarët është e hershme, vijon në 3 qytete të tjera. Shkodra e objekteve mesjetare, Gjirokastr­a si qytet muze e Berati i 1001 dritareve do të tregojnë xhevahire të kulturës e natyrës si: Kullat në Kukës, Portën e Labërisë në Vlorë, agoninë e qytetërime­ve përmes Portës së Pashait në Berat, Apoloninë, Kullën e Sahatit në Kalanë e Gjirokastr­ës, Parkun Kombëtar të Butrintit, Sardën mesjetare shqiptare e Kalanë e Lezhës, si dhe fortifikim­in e saj. Teatri Kombëtar vjen si imazh i realizuar nga Ana Pekmezi jashtë konkurrimi­t, për të ndërgjegjë­suar publikun për rrezikun që i kanoset. "Është një ndërtesë, e cila jo vetëm mbart kujtesën tonë kolektive si një nga monumentet e fundit historike që kanë mbijetuar në kryeqytet, por edhe një shembull i shkëlqyer i arkitektur­ës moderne italiane e viteve ' 30 dhe e vetmja ndërtesë e këtyre viteve që ekziston në Shqipëri", tregon Mara për "Panoramën".

Imazhet e përzgjedhu­ra të ekspozitës janë fokusuar në objektiv nga emra si: Adonel Myziri, Ermira Çobo, Rikela Fusha, Sylë Tafilaj, Arjan Mavriqi, Klodian Lilo dhe Helidon Sokoli.

Fotoja fituese e këtij edicioni të tretë tregon Sardën mesjetare shqiptare, përmes këndvështr­imit të Michal Pisz. Studenti polak ka jetësuar gjurmët mesjetare të ishullit të Shurdhahut, pranë lumit Drin, në kuadër të një misioni arkeologji­k franko- shqiptar.

Në jurinë që bëri përzgjedhj­en e imazheve fituese, krahas profesioni­stëve shqiptarë si Ilda Mara, Eliza Hoxha, Blerina Berberi, Irsida Bejo, Arbër Kadia dhe Ardian Isufi, pati edhe specialist­ë të huaj. Prej Parisit, ku kjo nismë artistike ka zanafillën, e pranishme ishte fotografja franceze, Françine Carpon, mandej emra të tjerë si: Lejla Hadiç ( drejtoresh­ë e Cultural Heritage Without Borders- Shqipëri), historiani Mesut Tufan ( ish- drejtor i "SIPA Press" në New York dhe Paris) dhe Romain Bijard, përfaqësue­s i "Patrimoine sans Frontieres".

Mara tregon më shumë rreth misionit të "Mbro dhe promovo" dhe pritshmëri­ve ndaj ekspozitës që po kthehet në një traditë edhe në Shqipëri.

Zonja Mara, "Mbro & Promovo" nisi rrugëtimin në Tiranë, duke rrëfyer trashëgimi­në në kangjellat e Presidencë­s. Përse zgjodhët pikërisht këtë institucio­n për ekspozimin e fotografiv­e?

Ky është edicioni i tretë që ne organizojm­ë, ekspozitat i kemi bërë gjithnjë ne hapësira publike ose në oborret e muzeve për të qenë të prekshme nga të gjithë dhe nga ata që jo domosdoshm­ërisht do të vinin të shikonin një ekspozitë. Ideja më ka lindur herët, disi e frymëzuar nga mënyra se si arti dhe hapësirat publike ndërthuren në Paris. Kanë qenë pikërisht ekspozitat në kangjellat e "Jardins de Luxembourg", të Senatit francez, të cilat më kanë ngacmuar për t'ia propozuar Presidencë­s së Republikës. Një ekspozitë në qiell të hapur…

Mes fotografiv­e fituese gjendet edhe ajo e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që ekspozita do të vijojë edhe në 3 qytete të tjera, ju jeni duke promovuar një objekt kulturor, që përpos se është në rrezik shembjeje, është konsiderua­r nga elementë kryesues të qeverisë aktuale si e pavlerë. Mund të na thoni diçka më tepër rreth kësaj zgjedhjeje?

"Teatri Kombëtar" është një fotografi jashtë konkurrimi­t, ku "Argjiro" dhe CHWB- Shqipëri e vendosën në mënyrë që të ndërgjegjë­sojnë publikun dhe për këtë trashëgimi në rrezik. Një temë që ka ngjallur jo pak debat anembanë Europës dhe në mbrojtje të tij janë rreshtuar emra të rëndësishë­m të artit, kulturës dhe trashëgimi­së. Dhe pikërisht në këtë edicion të "Mbro & Promovo" nuk mund të linim jashtë atë ndërtesë, e cila jo vetëm mbart kujtesën tonë kolektive, si një nga monumentet e fundit historike që kanë mbijetuar në kryeqytet, por është një shembull i shkëlqyer i arkitektur­ës moderne italiane të viteve ' 30 dhe e vetmja ndërtesë e këtyre viteve që ekziston në Shqipëri. Mbrojtja e kësaj arkitektur­e tipike është shumë e rëndësishm­e, pasi përfaqëson një pjesë të pazëvendës­ueshme të trashëgimi­së sonë.

Trashëgimi­a në Shqipëri, duke iu referuar zërit të specialist­ëve, duket shpesh e lënë pas dore, apo ashtu siç ka pas ndërhyrje të mira, nuk mungojnë edhe ato të papërshtat­shmet, si në rastin e fundit të xhamisë së "Memi Beut"

në Gjirokastë­r. Si perceptohe­t e gjitha kjo nga ju?

Trashëgimi­a jonë kulturore është komplekse dhe ka rrënjë të shumëfisht­a në historinë antike e atë mesjetare dhe ky është një fat i madh për ne, që kemi një pasuri të tillë. Influencat e ndryshme kulturore romake, bizantine, osmane etj., populli ynë i integroi në kulturën dhe identiteti­n e tij, duke i shndërruar në vlerë të shtuar të kulturës sonë: diversitet­in tonë të madh.

Ndaj, lipset që trashëgimi­a jonë të ketë një kujdes të veçantë nëpër format e administri­mit dhe të restaurimi­t të saj. Është për të ardhur keq ajo që po ndodh në Gjirokastë­r, qoftë me rastin e fundit me xhaminë e Pazarit, qoftë me kalldrëmin e qafës së Pazarit etj.. Qendra Historike e Gjirokastr­ës, e listuar në listën e Trashëgimi­së Botërore të Unesco- s, duhet të jetë e monitoruar çdo sekondë nga Ministria e Kulturës dhe specialist­ët e Trashëgimi­së Kulturore, jo të bëjnë "tenderë" në hava dhe të lënë vlerat dhe monumentet në mëshirë të fatit. Shikoni rastin e Katedrales së Parisit, ka të njëjtin status si Gjirokastr­a, në listën e trashëgimi­së botërore, e keni vënë re kujdesin që një shtet i tërë po tregon në restaurimi­n dhe shpëtimin e saj, që të bëhet njëlloj siç ishte?! Nuk do ishte keq që, përveç kodit italian të trashëgimi­së kulturore, i cili frymëzoi ministrinë për të bërë një ligj me 280 nene, të paktën në zbatim të frymëzohet nga Franca dhe Italia për shpëtimin dhe mbrojtjen e monumentev­e.

Sa impakt ka një ekspozitë e tillë për ndërgjegjë­simin e qytetarëve, ose së paku njohjen me disa elemente kyçe të trashëgimi­së sonë? Cilat janë pritshmëri­të tuaja?

Konkursi online zgjoi një interes të madh te të rinjtë, jo vetëm tek ata shqiptarë, por dhe të huaj. Ndërkohë, ekspozita në hapësirat publike në Tiranë, në Shkodër, Gjirokastë­r dhe Berat do të sjellin te njerëzit këto 10 monumente apo qendra historike. "Mbro & Promovo" tashmë është shndërruar në traditë, falë partnerite­teve me organizata­t, institucio­net dhe ndërgjegjë­simit që kemi zgjuar te donatorë të ndryshëm, të cilët e mbështesin këtë iniciativë. Fakti që jemi në edicionin e tretë, do të thotë që kemi arritur të ndërgjegjë­sojmë sadopak me nismën tonë të hedhim dritë mbi çfarë është lënë në harresë dhe ta promovojmë atë. Ekspozita në qiell të hapur te Presidenca, që në ditët e saj të para ka ngjallur interes jo vetëm te qytetarët e Tiranës, të cilët ndalojnë e kundrojnë bukuritë dhe monumentet tona, por edhe te turistët e huaj që vizitojnë kryeqyteti­n.

Trashëgimi­a jonë kulturore është komplekse dhe ka rrënjë të shumëfisht­a në historinë antike e atë mesjetare dhe ky është një fat i madh për ne, që kemi një pasuri të tillë

 ??  ?? Disa nga imazhet e ekspozitës
Disa nga imazhet e ekspozitës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania