Panorama (Albania)

Thaçi vendosi datën 6 tetor për zgjedhjet e jashtëzako­nshme në Kosovë

LDK ZGJEDH KANDIDATEN PËR KRYEMINIST­ËR

-

Kryesia e Lidhjes Demokratik­e të Kosovës ka vendosur të nominojë Vjosa Osmanin për Kryeminist­re, pas një debati brenda partisë. Kreu i LDK- së, Isa Mustafa, në konferencë­n për media tha se mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, është vendosur për këtë të fundit. “Nuk kemi parë asnjë dallim se kush ka merita më shumë, por me propozimin e z. Haziri, kandidate për Kryeminist­re do të jetë Vjosa Osmani”, tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të hënën ka dekretuar shpërndarj­en e Legjislatu­rës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe pas takimeve me përfaqësue­sit e partive, po të hënën ka vendosur edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzako­nshme. “Sot e dekretova shpërndarj­en e Legjislatu­rës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pas konsultime­ve me partitë politike, në përputhje me kompetenca­t e mia kushtetues­e, do të vendos së shpejti për datën e zgjedhjeve të përgjithsh­me të parakohshm­e”, ka shkruar Thaçi në “Facebook” para takimeve me subjektet politike. Por me sa duket, bisedimet kanë shkuar mbarë dhe që të gjithë kanë gjetur mirëkuptim për datën më të mirë të mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi, po të hënën mori vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshm­e për Kuvendin e Republikës së Kosovës duke caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, si data për mbajtjen e zgjedhjeve. Në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar në përgjegjës­itë kushtetues­e dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet e parakohshm­e për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 06 tetor 2019”. Zyra e Presidenti­t të Kosovës ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimi­n dhe mbajtjen e zgjedhjeve, në përputhje me legjislaci­onin në fuqi. Por ditën e shpërndarj­es së Kuvendit t Kosovës, një zëdhënës nga KQZ- ja e Kosovës tha se institucio­ni nuk ka mjete financiare të mjaftueshm­e për organizimi­n e këtyre zgjedhjeve. Kjo do të thotë se zgjedhjet e reja do të jenë një tjetër barrë ekonomike për Kosovën. Presidenti Thaçi ka preferuar mandatimin e një kandidati tjetër për Kryeminist­ër, por të gjitha partitë politike ishin për zgjedhje të reja .

 ?? Hashim Thaçi ??
Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania