Panorama (Albania)

Tronditet Franca, Mbape s'luan kundër Shqipërisë

-

Nga infermieri­a e Parisit ( PSG- së) vjen një lajm i mirë për Shqipërinë. Në futboll nuk duhet të gëzohesh kurrë për dëmtimet e futbollist­ëve, por ja që në këtë rast duhet ta bëjmë një përjashtim. Kilië Mbape ka humbur zyrtarisht ndeshjen e eliminator­eve kundër kuqezinjve, e cila do të luhet në datën 7 shtator në Francë. Një lajm deri diku pozitiv për skuadrën kombëtare, e cila shpreson që të largohet me rezultat pozitiv dhe të ëndërrojë një vend në Euro 2020. Franca është nga ato skuadra që nuk varet nga një futbollist, por sigurisht që mungesa e Mbapesë është një lehtësi e madhe për repartin e prapavijës dhe për të gjithë skuadrën. Sulmuesi francez me shpejtësin­ë e tij do të na hapte shumë punë, por lajmet konfirmojn­ë se dëmtimi muskulor i tij do ta lërë jashtë fushave të lojës për afro një muaj. Ai u largua në minutën e 66- të nga sfida mes PSG- së dhe Tuluzës dhe ditën e djeshme kreu ekzaminime­t që konfirmuan shkallën e dëmtimit muskulor. Mbape do të humbasë dy ndeshjet eliminator­e të "gjelave", atë me Shqipërinë dhe Andorrën, por gjithashtu edhe sfidën e parë të Ligës së Kampioneve me skuadrën e PSG- së. Ky është thjesht një lajm pozitiv për Shqipërinë, e cila duhet të bëjë shumë kujdes dhe të punojë maksimalis­ht për të marrë në Francë një rezultat pozitiv. Vetëm pak ditë pas sfidës në Francë, kuqezinjtë do të luajnë në "Elbasan Arena" për të tentuar hakmarrjen ndaj Islandës.

Grizman - PSG- ja ka marrë edhe një tjetër lajm negativ për mungesën e Edinson Kavanit ( do të qëndrojë jashtë për 3 javë), por kjo ka pak rëndësi për sfidën me Shqipërinë. Kombëtarja shqiptare nuk duhet të relaksohet aspak nga dëmtimi i Mbapesë, sepse Deshamp ka në skuadrën e tij një artileri të rëndë në repartin e sulmit. Në pritje të listës zyrtare për ndeshjet eliminator­e, mjafton të përmendim emrat e lojtarëve si Grizman, Lemar, Zhiru, Koman, Tovë dhe Ben Jeder. Rreziku numër një do të jetë Antuan Grizman, i cili tregoi një formë të jashtëzako­nshme me Barcelonën në ndeshjen e fundit në kampionati­n spanjoll, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë një asist. Antoni Marsial gjithashtu ka pësuar një dëmtim me Mançester Junajtidin dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me kuqezinjtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania