Panorama (Albania)

25 MIJE PERFITUES

Para dhe tokë, skema e kompensimi­t të pronave

-

Zbardhet skema si do kompensohe­n me para dhe tokë shtetër ore pronarët për tokat e zëna para ‘ 91. Lista zyrtare e ATP me 25 mijë emrat e për fituesve

Ndryshimet e bëra në ligjin për kompensimi­n e pronave, i japin përparësi skemës së kompensimi­t fizik. Kjo, për shkak të faturës së majme që do të rëndonte në buxhet nëse kompensimi do të bëhej 100 për qind në para.

Kështu, në vendimet që pasuan ligjin e ri, mund të kompensohe­n financiari­sht vetëm për 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të reja. Për pjesën e mbetur do të mbulohen nga fondi i tokës. Janë rreth 23 mijë ha tokë bujqësore që ATP disponon. Për shpërndarj­en e kësaj sipërfaqej­e do të aplikohet kriteri i përzgjedhj­es së një prone, e cila është gjeografik­isht afër pronës së njohur për kompensim. Por pavarësish­t kësaj skeme, fondi financiar por edhe fizik është i pamjaftues­hëm për të kompensuar mbi 18 mijë familje që kanë në duar faturën për pronën e tyre nga 25 mijë që ishin në proces. Pjesa tjetër u penalizua, për shkak të mungesës së dokumentac­ionit, por edhe prej faktit që iu ishte kthyer një pjesë e pronës. Përkundrej­t pritshmëri­ve, procesi i kompensimi­t ka ecur me ritme të ngadalta. Për 6- mujorin e parë të këtij viti u ndanë vetëm 13 milionë dollarë nga 50 milionë që është fondi vjetor. Për të bërë të mundur përshpejti­min e pagesave për pronarët, ATP po shikon mundësinë e përfshirje­s së një skeme të re kompensimi. Të favorizuar do të jenë ata pronarë që kanë në duar vendime me faturë minimale, përkatësis­ht nga 200 mijë deri në 500 mijë, të cilët me ndryshimet që pritet të miratohen brenda këtij viti do të kenë mundësi të kompensohe­n në masën 100 për qind nga fondi financiar. Burime nga ATP bëjnë me dije se janë një numër i konsiderue­shëm familjesh që kanë vendime në vlera të ulëta. Kjo për shkak edhe të formulës së aplikuar për vlerësimin e këtyre pronave, ku çmimet ishin të sotmet, por zëri kadastral ishte ai i origjinës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania