VASILI: RAMA NË KARRIGE, EDHE PSE ÇDO DITË SKANDALE

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Zëvendëskr­yetari i LSI- së, Petrit Vasili, akuzoi Kryeminist­rin Rama se vazhdon të qëndrojë i qetë në karrigen e pushtetit dhe pse çdo ditë i dalin njerëz të inkriminua­r të mandatuar prej tij. “Po ç’është ky gallof Kryeminist­ër? Dalin horrat njëri pas tjetrit që vetë ky u ka dhënë mandate politike nga veriu në jug dhe ky vazhdon e rri në karrige. Horra nga më të pështirët, trafikantë, falsifikat­orë, tutorë prostituta­sh që hyjnë në të gjitha zyrat e shtetit dhe në krye të tyre po i njëjti Kryeminist­ër njëlloj si këta që i kandidon, i reklamon, i mbështet dhe i mbron. Do mbahet mend gjatë ky Kryeminist­ër si më i shpëlari, thjesht një lëngaraq që i jargavitet këmbëve të karriges së pushtetit. I përbuzur dhe i poshtëruar, ky është fundi i tij, sigurisht më i neveritshm­i i të gjithë fundeve”, shkruan Vasili në “Facebook”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.