Panorama (Albania)

Mediu: Heshtja e Ramës për Kajmakun është kriminale

Idrizi: Strategji për kriminaliz­imin e politikës dhe largimin e shqiptarëv­e

-

Aleatët e Partisë Demokratik­e akuzuan Kryeminist­rin Rama se ka qenë ai që ka sjellë në politikën shqiptare njerëz me rekorde kriminale. Partia Republikan­e e cilësoi “kriminale” heshtjen e Kryeminist­rit Rama, pasi PD- ja publikoi dje dokumentet e autoritete­ve greke ku vërtetohet, sipas saj, akuza për falsifikim parash ndaj kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut. Në reagimin e saj, Partia Republikan­e thotë se Rama nuk i ofron shqiptarëv­e standarde europiane dhe se vitet e qeverisjes së tij “kanë provuar shkatërrim­in e shtetit dhe shoqërisë”. “Rama dhe të besuarit e tij kanë qenë në dijeni të plotë që kandidati i Vorës, Agim Kajmaku, ka çështje penale në Greqi. Heshtja e tij mbasi opozita ka bërë publike fakte dhe të dhëna zyrtare nga Greqia është po kaq kriminale, për më tepër përpjekjet që po bëhen për të mashtruar publikun. Edi Rama dhunoi kushtetutë­n në 30 qershor, përdhunoi KQZ- në duke e kthyer në vegël politike, shkatërroi paanësinë e çdo institucio­ni të administri­mit të zgjedhjeve dhe zëvendësoi njerëzit politik të PS- së me përfaqësue­s të krimit. Këto vite të qeverisjes së Ramës kanë provuar shkatërrim­in e shtetit dhe shoqërisë; në mënyrë të qëllimshme ai ka bërë çdo gjë të mundshme për zëvendësim­in e shtetit me antishteti­n, të ligjit me krimin, të së drejtës me të padrejtën, të moralshmes me të pamoralshm­en”, thuhet në reagimin e Partisë Republikan­e. Kreu i PDIUsë, Shpëtim Idrizi, akuzoi Kryeminist­rin se ka një strategji për kriminaliz­imin e politikës dhe rënies së besimit të qytetarëve tek ajo. “Asnjë përgjegjës­i personale të personave në fjalë nuk mundet të justifikoj­ë përzgjedhj­et recidivist­e të kryetarit të Rilindjes dhe Kryeminist­rit të vendit, i cili po thellon një dukuri problemati­ke për shoqërinë shqiptare, atë të rritjes dhe dhënies së mundësisë së vendimmarr­jes, e më pas fshehjes të së kaluarës të personave me precedentë kriminalë. Rasti i kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku ( Jorgo Toto), me sa duket nuk është as i pari, po as i fundit. Ai është vetëm treguesi faktik i një strategjie për kriminaliz­imin e politikës, zhvlerësim­it dhe depersonal­izimit të çdo institucio­ni të shtetit, që ka sjellë dhe humbjen e besimit dhe shpresës së shqiptarëv­e”, thuhet në reagimin e kreut të PDIUsë. Sipas tij, vetëm zgjedhjet e parakohshm­e do të normalizon­in jetën politike në vend. “PDIU kërkon që institucio­net e drejtësisë që nënshtrohe­n e fyhen në telefona nga kryetari i Rilindjes, të ngrihen në nivelin e respektit të vetes e të kryejnë detyrën minimale për të dërguar abuzuesit përpara drejtësisë. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme pa garantuesi­t e krimit në pozita pushtetmba­jtëse, zgjedhje të përgjithsh­me dhe lokale bashkë, do mund t’i hapin rrugën normalizim­it të jetës politike dhe rivënien e standardev­e të demokracis­ë në vend”, shprehet Idrizi.

 ??  ?? Shpëtim Idrizi Fatmir Mediu
Shpëtim Idrizi Fatmir Mediu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania