Panorama (Albania)

Panorama zodiakale

-

DASHI

Kjo ditë do jetë më e qetë sesa duhet për ata që janë ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do rrini në heshtje dhe asnjeri nuk do flasë. Kujdes sepse edhe qetësia e tepërt mund të sjellë probleme.

DEMI

Jupiteri do jetë aleati juaj në jetën sentimenta­le. Komunikimi do jetë i mirë dhe pasioni në mbrëmje do të rindizet. Beqarët duhet të tregohen më realistë dhe jo të kërkojnë "gjilpërën në kashtë".

BINJAKET

Ditë mjaft e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për shumë gjëra me partnerin dhe kjo do sjellë herë pas herë debate. Beqarët duhet t'i marrin me seriozisht propozimet.

GAFORRJA

Planetët do iu mbështesin gjatë gjithë kohës sot dhe jeta ne çift do jetë më entuziazmu­es se më parë. Do flisni hapur për gjithçka pa menduar sesi do reagoje ai. Beqarët do njohin dikë interesant gjatë një feste.

LUANI

Të dashuruari­t nuk duhet të qahen aspak gjatë kësaj dite. Partneri do iu përgatisë surpriza të njëpasnjës­hme në mënyrë që ju të ndiheni edhe me mirë. Beqarët do jenë joshës dhe do e kenë më të lehtë.

VIRGJERESH­A

Lidhja juaj do kaloje një ditë të stuhishme dhe të mbushur me debate. Mos kërkoni me ngulm që partneri të bëjë gjithmonë atë që doni ju sepse nuk keni për të arritur askund.

PESHORJA

Atmosfera në çift gjate kësaj dite do varet nga sjellja që ju keni pasur kohet e fundit me partnerin. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të pranojnë ftesat që do iu bëhen.

AKREPI

Venusi do e mbroje jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë më së miri ndërmjet jush dhe te dashurit tuaj. Beqaret do vazhdojnë të mbeten vetëm sepse mundësitë për takime mungojnë.

SHIGJETARI

Do e keni të thjeshtë të flisni për gjithçka me atë që keni në krah gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur. Beqaret nuk duhet te dëgjojnë ato që do iu thonë te tjerët.

BRICJAPI

Ka rrezik që çështjet financiare të sjellin debate të forta në çift gjatë kësaj dite. Mendoni të mos i përzieni shumë ato nëse doni te keni një jetë të qetë. Beqarët do gjenden përballë disa zgjedhjeve.

UJORI

Do kaloni momente shumë të këndshme dhe të mbushura me emocione sot pranë atij që dashuroni. Beqarët do jene të paduruar dhe mund te fillojnë lidhje me persona që në fakt nuk iu përshtaten.

PESHQIT

Duhet t'i kushtoni më shumë vëmendje sot jetës suaj në çift dhe t'ia shprehni partnerit ndjenjat. Beqarët nuk do kenë shume fat në dashuri, por do kalojë një ditë të mrekullues­hme falë surprizave.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania