Panorama (Albania)

Lila te Tirana, Kukësi del huq

Marrëveshj­e për një vit, do marrë afro 10 mijë euro në muaj

-

Andi Lila është zyrtarisht futbollist i Tiranës. Vetëm 5 ditë nga mbyllja e afatit të transferim­eve, mbrojtësi kavajas ka zgjedhur të luajë për bardheblut­ë.

Dikur ish- kapiten i kësaj skuadre dhe një beniamin i tifozërisë kryeqyteta­se, 33vjeçari ka vendosur të rikthehet në klubin ku edhe mori përmasat e një futbollist­i të Kombëtares. Për tre sezone ( 2008- 2011). Ai luajti 78 ndeshje me Tiranën dhe shënoi 11 gola. Për një pjesë të mirë të kohës, aty u gradua edhe kapiten i skuadrës, duke u shndërruar në një protagonis­t të padiskutue­shëm, aq sa më pas u transferua në kampionati­n grek te PAS Janina.

BLOFI ME KUKËSIN

Tri ditë më parë, Andi Lila pothuajse ishte një lojtar i Kukësit. Ai pati drekuar së bashku me presidenti­n e nënkampion­ëve dhe arritën një marrëveshj­e paraprake. Duke pritur vetëm zyrtarizim­in, dje erdhi kthesa e papritur, që irritoi jo pak fansat e Kukësit, që menduan se skuadra do të mund të kompletohe­j me një lojtar të rëndësishë­m. E kaluara te Tirana, investimet e rëndësishm­e që ka bërë Halili, por edhe një miqësi e hershme me këtë të fundit, e bindën Lilën që të zgjidhte bardheblut­ë.

KRYETAR I SHOQATËS

Andi Lila prej pak javësh është zgjedhur kryetar i shoqatës së futbollist­ëve. Mbrojtësi mori votat e kolegëve të tij dhe pritet të jetë një zë që do t'i dëgjohet fjala në të ardhmen. Ndërkaq, do të jetë edhe një "xhol" në dispozicio­n të Memës, sapo ai të ketë fituar formën e duhur fizike. Lila mund të luajë në disa role dhe kjo do ta ndihmonte shumë Tiranën në të ardhmen. Disa muaj më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjej­e kirurgjika­le në ligamentet e gjurit dhe ende nuk ka mundur të nisë as stërvitje individual­e. Ndërkaq, mësohet se lojtari ka nënshkruar për një vit me Tiranën, me opsion për të rinovuar edhe një sezon tjetër. Paga e tij mujore do të jetë afërsisht 10 mijë euro në muaj.

 ??  ?? Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe Andi Lila
Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe Andi Lila

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania