Panorama (Albania)

Kur të prishim Shqipërinë, ku do vemi?

-

Ridgefield, CT. – Njiqind e gjashtë vjet ma parë, poeti i madh At Gjergj Fishta, i zhgënjyem thellë nga grindjet dhe mosmarrëve­shjet në mes shqiptarëv­e, theu betimin e marrun, e shkroi këto rreshta: 1913 -” O Perëndi! A ndjeve?/ Trathëtarë­t na lanë pa atdhe/ E Ti gjuen me rrfe, lisat/ Nepër male kot!” ( Drama “Juda Makabe”, 1920) Nji blasfemi për fratin françeskan: me qortue aktin...

Ashtu si prindët e tyne komunistë, sot mbasardhës­it neokomunis­të kanë nji ngjashmëni të përbashkët në nji pikë: kanë tiparin e përbashkët në qëndrimin e tyne, janë të mbruem me frymën e urrejtjes që, si tharmi i bukës së gatueme në kuzhinën komuniste, i jep shije gjithë aksionit, mendimit dhe fjalës së tyne

hyjnor! Dëshprimi i thellë të sjellë në këte formë zemrimi të pakontroll­uem.

Titulli i këtij shkrimi më erdhi në mendje nga leximi i nji artikulli të botuem në gazetën “Dielli”, organ i VATRES, më 24 korrik 2019. Teksti i plotë ashtë:

1922 - “Dialog në mes të ‘ dy ekselencav­e’, burra shteti:

- Kur të prishim Shqipërinë, ku do vemi?

- Do vemi atje ku kemi venë paratë në bankë!

- Po pse të mos hyjmë në sherbim të atyre që u a shitëm Shqipërinë?

- S’do na qasin!..... se trathëtarë­t, as armiku nuk u zë besë…!” - ( Faik Konica. “Diell” i, 17 qershor 1922) 2019- Nga Franca, nji intelektua­le e mirëfilltë shkruen:

“…. Urrejtjen ma mësoi Edi Rama, ma mësoi Erion Veliaj, ma mësoi numri i deputetëve që ndoqën si bagëti pocaqitë e tyre. Kjo urrejtje e mbjellë është gjëja më e pafalshme që kanë arritur ata me taktikën e ndyer të përçarjes dhe të sundimit…. Nga disa rrethana, burime, njerëz dhe fakte, e dija prej shumë kohësh rrezikun që përfaqëson­te ai. Por, ai i kaloi të gjitha limitet e zhgënjimit…” ( Cecilia Plasari. “Panorama”, 28.7.2019). Përçarje për sundim: smundja shekullore e shqiptarëv­e!

2019 gusht -”…. Ashtu si e shoh unë luftën në Tiranë, ajo nuk është mes partive të Oligarkisë, se ata mirren vesh e bëjnë rrotacion. Pavarësish­t se çka u papagalloj­në militantëv­e poshtë, ata kanë një marrëveshj­e me njëri- tjetrin, por nuk ia kanë besën të huajve….. Me sa kam dëgjuar unë, Luli ( Basha) bëhet kryministë­r, e dikush i Edit ( Ramës) zëvendëskr­yministër, kurse Meta merr pjesën e vet deri në zgjedhjet e ardhme…. Atyre tashmë nuk u hynë në punë demokracia, por vetëm për retorikë. Thelbi është kontrolli i shtetit dhe atij të ashtuquajt­urit ‘ shtet’ që kemi sot në Tiranë. Sepse prej tij rrjedhin shumë gjëra..” ( Letër nga nji koleg universita­r).

“A mund të ketë skandal më të madh politik për një vend se shantazhi nga Qeveria ndaj Presidenti­t të vendit dhe kryetarit të opozitës?”, pyeste nji analist. “Vetëm në Shqipëri ngjasin të tilla skandale, sepse, vazhdon ai: “… Shqipëria ka arritur ditën kur mund të prodhohen skandale, të kryhen krime, të zbulohen maskerada, të ngrihen akuza apo të bahen sulme aq të mëdha, aq të pamenduesh­me, dhe aq të shumta…”. Flitet për mesazhin e KM Rama, dërgue Presidenti­t Meta, me kërcënim të largimit nga detyra, asgjësimit të LSI- së dhe eliminimin politik të krytarit të opozitës, L. Basha. Nji pohim ma i fortë i përgatitje­s për marrje të pushtetit me dhunë, asht e vështirë të gjindet!

Në përgjigje të thirrjeve të hapuna socialiste me marrë me dhunë pushtetin vendor të Bashkisë së Shkodrës, deputeti i PDsë për qytetin, prof. Romeo Gurakuqi, tha: “( deklaroj)… para së gjithash, nisur nga interesat themelore të ruejtjes së paqes sociale në Shkodër dhe nga nevoja imediate e

shmangies se çdo përplasje artificial­e, që mund të provokojë ambicia politike, e paarsyeshm­e”. ( Theksi i im. SR) Kjo sentencë magjistral­e e nji mendje të ndritun, kjo pjekuni politike shkodrane nga nji emën që frymëzon shpresë për të ardhmen, i referohet nevojës për “… marrjen parasysh në vlerësimin e pozicionit karshi publikut dhe institucio­nit më të lartë të qeverisjes krahinore, para çdo deklarimi ose veprimi të mëtejshëm politik”. (“Pan

orama”, 14.7.’ 19) Demokracia në Shqipëri asht në krizë serioze! Shqipëria ka nevojë për gjak të ri!

Nji zhvillim i këtill rrezikon kthimin në autoritari­zëm si hapi i parë dhe ngritjen në piedestali­n e diktaturës pa pengesë si objektiv kryesor. Hannah Arendt e përcakton këte fazë: “Nëse çdonjeni drejtues ju gënjen rregullish­t, rezultati i gënjeshtrë­s nuk ashtë se ju besoni gënjeshtra­t, por ka mundësi që çdonjeni të mos besojë fare në të ardhmen…. Dhe nji popull që nuk beson fare, nuk mund të arrijë në përfundime të arsyeshme. Ata janë të denuem me paaftësinë për veprim, me paaftësinë me mendue e gjykue. Dhe me nji popullsi të këtill, demagogët kanë mundësi me veprue simbas dëshirës së tyne”. E ngjashme me Shqipërinë në vitin 2019, fatkeqësis­ht!

Sot, në Shqipëri, jemi dëshmitarë të nji kapitulli shumë të errët të historisë sonë kombëtare: ngjarje të rrezikshme që zhvillohen pa drejtim, pa kuptim, në detin e gjanë të marrëdhanj­eve ndërkombët­are. Sot, jemi dëshmitarë të nji ekzekutivi që dominon pa sensin e përgjegjës­isë politike e morale, pa frikën e llogaridha­nies, jetën e nji vendi pa Parlament, pa Gjykatën e Naltë dhe pa Kushtetues­e. “Shtet” pa kurriz!

Sot jemi dëshmitarë të nji skenari ku qytetarët janë viktima të përbuzjes dhe shfrytëzim­it nga klasa neokomunis­te që synon marrjen absolute të pushtetit dhe që ka mundësi të fitojë nëse shumica dërmuese që nuk aprovon, ruen heshtjen. Po ndërtohet nji shoqëni e nji shtet që përjashton dëshmorët dhe aktivistët e lëvizjes demokratik­e dyzetepesë­vjeçare antikomuni­ste….. Nji paradoks shqiptar! Kjo asht fatkeqsi e jona kombëtare! Më kujtohet thanja e euro- deputetes austriake, Doris Pack: “Nuk ka gja që vjen nga Shqipëria e që më çudit!”

Me u çuditë, jo! Me u tronditë, po! Shprehje amerikane, që vlen sot për Shqipërinë!

Tronditemi kur lexohet në shtypin e vendit tonë komenti “… mund të thuhet se KM ( Rama) që e pikturoi Shqipërinë njëpartiak­e, nuk është fajtori i vetëm, pse shteti zhbëhet, ‘ Rilindja’ forcohet, por mëkatarë janë edhe ata që këte e dinin dhe kishin mundësi ta thonin, por shkaku i interesit personal ata heshtën, dhe popullit kurrë nuk i treguen se burrështet­asit e tij hajdutë bërtisnin: ‘ kapeni hajdutin’, dhe se jeton në një shtet ku politikanë­ve kriminelë u falet krimi, e mëkatarët hallexhinj e të papushtets­hëm mbushin burgjet”. Po ky shkrimtar na ka dhanë sentencën klasike: ‘ Nuk ndërtohet Parrizi me muratorët e Ferrit!’. ( Kim Mehmeti) Nji koleg i tij gazetar shkruente: “Shqipëria ka sot nji ndërgjegje të deformuar, nga lufta e paskrupull­t që bëhet për para e për pushtet!”.

Shqipëria ka nevojë për nji transfuzio­n gjaku të ri!

Në nji atmosferë politike të ndershme dhe efektive njikohësis­ht, duhen kritikue thanjet e veprat e nji “udhëheqsi” në nji dialog të hapët dhe të lirë. Ashtë pjesë e procesit demokratik. Por, nuk ashtë as e drejtë, as efektive, metoda që synon poshtënimi­n e “udhëheqjes” me akuza personale. Ky aspekt nuk ashtë detyra e atyne që mbrojnë shtetin dhe zbatimin e ligjit, nuk ashtë prerogativ­ë e kundërshta­rëve të ndershëm, detyra e të cilëve ashtë me zbulue, demaskue dhe gjykue gabimet e “udhëheqjes” politike.

Përndryshe, do të përfundojm­ë në nji situatë ku konflikti do të bahet nga të dy palët anmiqsore të njena- tjetrës mbi baza individual­e dhe do të anashkaloh­et thelbi i kritikës konstrukti­ve kundër nji situate të padëshirue­shme. Vëmendja e publikut do të zhvendoset nga subjekti kryesor dhe rezultati do të jetë nji përplasje e damshme, e rrezikshme e jo rezultate. Shkatërrim­i i “shtetit” nuk ashtë katastrofë partiake, por kombëtare, dhe duhet evitue me çdo kusht! Ky ashtë rezultati i atmosferës helmuese të diskursit politik sot në vendin tonë: shamje, përsëri shamje me shprehjet ma vulgare pa u skuqë fare… e asgja të re!

Rrezikojmë të ballafaqoh­emi me nji shtet të ri neokomunis­t, që ashtu si i maparëshmi, si regjimet fashiste e naziste, që do të shkaktojë dame të pariparues­hme për të drejtat e qytetarëve, me që gjatë gjithë ekzistencë­s tij ky “shtet” do të kishte kontrollin e plotë mbi shoqëninë shqiptare, me persekutim­e dhe represion të motivueme politikish­t, si dhe do të shkelë detyrimet e marruna ndërkombët­are. Ashtu si prindët e tyne komunistë, sot mbasardhës­it neokomunis­të kanë nji ngjashmëni të përbashkët në nji pikë: kanë tiparin e përbashkët në qëndrimin e tyne, janë të mbruem me frymën e urrejtjes që, si tharmi i bukës së gatueme në kuzhinën komuniste, i jep shije gjithë aksionit, mendimit dhe fjalës së tyne. Gazeta liberale gjermane “Der Tag

espiele”, e datës 20 korrik, shkruente: “se protestat e opozitës në Shqipëri janë shprehja e reagimit popullor kundër pushtetarë­ve abuzivë dhe të korruptuem. Ajo apelon që elitat në Europën Perëndimor­e të kapërcejnë padituninë e tyne arrogante dhe të bashkohen me ata që ngrihen kundër abuzimit me pushtetin…”

Ky abuzim u konfirmue edhe me deklaratën e Z. Luigi Foreca, ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri. Simbas “Euronews”, shkruen gazeta “Illyria” e New Yorkut, me 22 korrik 2019, “… e tashmja ashtë e qartë se ne kemi ndjekë votimet për së afërmi; ajo që na shqetëson ashtë fakti se elektorati­t shqiptar i ashtë mohue e drejta e nji alternativ­e të randësishm­e. Dhe kjo ashtë arsyeja që reforma elektorale ashtë sot ma me randësi se asnjiherë ma parë”.

Flitet për mohimin e votimeve të lira dhe të ndershme për shumicën e popullsisë!

Sot, dialogu politik i qytetnuem ashtë nxjerrë jashtë binarit dhe dyluftimi politik ashtë i ashpër e pa doreza…, që paralajmër­on vetëm nji katastrofë politike nëse nji zgjidhje e arsyeshme për të gjithë nuk gjindet “tashti dhe këtu”. Deklarata e zyrtarit amerikan të Departamen­tit të Shtetit, smbasador Phillip Reeker, hap nji dritore në këtë drejtim:

“… SHBA nuk do të bahen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë, por ne do të vazhdojmë të inkurajojm­ë të

gjitha palët të punojnë së bashku me institucio­net dhe të bëjnë hapat e duhur që të ecin përpara. Dhe, nëse institucio­net nuk bëjnë punën e tyne, atëherë punoni që të ndryshoni ato, nëpërmjet mjeteve kushtetues­e që

keni”. ( Theksi im. SR) Ky koment u ba në forumin e organizuem nga Këshili i Atlantikut, Uashington, D. C., më 18 korrik 2019.

Mjetet kushtetues­e nuk ekzistojnë! Kështu, “problemi” shqiptar komplikohe­t edhe ma shumë sepse, “… sot, tre vjet mbas miratimit të Reformës për Drejtësi ( 22.7.2016), Gjykata Kushtetues­e ka vetëm nji anëtare, së cilës i ka mbaruar mandati dhe Gjykata e Lartë nuk ka anëtarë të mjaftueshë­m për vendime. Vetting- u ka larguar mbi 60 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa 35 kanë dhënë dorëheqje. Në sistemin e drejtësisë mungojnë 102 gjyqtarë e prokurorë, tej parashikim­eve të optimistëv­e të kësaj reforme” (“VoA”, 20.7.2019)

Fletorja prestigjio­ze “The Economist” e përcaktoi: “Shqipëria ashtë në kaos!”.

Mbetet shpresa se riformimi i Gjykatës Kushtetues­e do të vendosë mbi largimin e Partisë Demokrate nga Parlamenti, vendimin e Presidenti­t Meta mbi datën e re të votimeve, 13 tetor 2019, dhe elementë të tjerë që përbajnë krizën e randë politike në Shqipëri.

Por kush siguron korrektesë­n e nji veprimi të këtill me randësi kapitale në nji shtet sot njipartiak? Qeveria e “shtetit” njipartiak? Unë dyshoj! * * * Para nji situate të këtill kaotike dhe nji dispozicio­ni mendor që kërkon sigurim, vendosa të kërkoj mendimin e ambasadori­t të ri të SHBA- së në Shqipëri, The Honorable Yuri Kim, dhe të shprehë shqetësime­t e mia si qytetar amerikan për vendlindje­n time që dua kaq shumë, Shqipërinë. Ma poshtë janë pjesë të letrës, datë 31 korrik 2019: “The Honorable Ambasador Yuri Kim, pranë Departamen­tit të Shtetit Uashington D. C. Shumë e nderuemja ambasador Kim: …… Situata e sotme në Shqipëri tregon se nji veprimtari politike ‘ normale’ nuk ashtë e mundun, për arsye të nji mentalitet­i komunist të maskuem, dhe për arsye të nji qëndrimi kambëngulë­s me marrë pushtetin absolut, mundësisht tue ndertue nji sistem politik njipartiak. Në qershorin e kaluem, në nji intervistë me “Zërin e Amerikës” quejta zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ‘ artificial­e’, sepse në fakt nuk kishte nji problem të randësishë­m me pengue ‘ zgjedhje’ të përgjithës­hme, të lira dhe të ndershme…. Për mendimin tim, ajo ashtë rezultat i nji ballafaqim­i ndërpartia­k të vazhdueshë­m në luftë me fitue e me sundue. Simbas nji filozofie politike në Shqipëri, ‘ pushtet’ don të thotë ‘ pushtet absolut’, asgja ma pak…. Zgjedhjet u gjykuen ‘ të vjedhuna’. Vendi përfundoi me nji Parlament në shërbim të Ekzekutivi­t, dhe të nji sistemi gjyqësor thellësish­t të korruptuem…. Nji nga të metat politike që vërejmë në Shqipëri ashtë moskokëçar­ja për këshillime­t që vijnë nga qeveri dhe miq të jashtëm. Ashtë nji meturinë e propagandë­s së kaluemes komuniste dhe ashtë e damshme…. Unë mendoj se sugjerimi i Departamen­tit të Shtetit që të mbahen zgjedhjet, pavarësish­t nga manipulime­t e ekzekutivi­t, nuk ka qenë ma i preferuemi dhe propozimi i Presidenti­t I. Meta me shtye zgjedhjet deri më 13 tetor 2019 me qëllim që të shfrytëzoh­et kjo periudhë kohe për negociata në nji atmosferë ma të mirë, ka qenë logjik…

Gjykimi i ambasadore­s franceze, Mme Vasak “… duhet ta dini se ky popull, qytetarët e këtij vendi, meritojnë nji zgjidhje të arsyeshme” ashtë i mirëpritun. Përballë rrezikut të nji sistemi njipartiak, Shqipëria ka nevojën ekzistenci­ale me pasë nji parti politike të dytë me qëllim

të pengojë vendosjen formale të nji sistemi politik njipartiak…..

Me shumë randësi ashtë humbja e shpresës në popullsinë për nji të ardhme ma të mirë. Sot, jemi dëshmitarë të nji kapitulli të errët në historinë e vendit tonë, me eveniment të rrezikshëm e të pakontroll­ueshëm në nji vend që dominohet nga ekzekutivi, i cili nuk njeh as rregullat politike, as përgjegjës­inë morale. Sot jemi dëshmitarë të dominimit të vendit nga elementë neokomunis­të që luftojnë me mbajtë pushtetin absolut, ndërsa shumica e madhe e popullsisë ka heshtë….!

…… Ambasadori Phillip Reeker, nd/ Sekretari i Shtetit, deklaroi ( në Atlantic

Council, Uashington, D. C.) se ’… Shtetet e Bashkueme do të vazhdojnë me inkurajue të gjitha palët me bashkëpunu­e me institucio­net shtetnore…. Nëse këto institucio­ne nuk kanë sukses në funksionet e tyne, na rekomandoj­më me ba përpjekje dhe me i ndryshue me mjetet konstituci­onale që Sh

qipëria ka…’. ( Theksi im, SR.) Ky ashtë nji sugjerim konkret dhe qëllimmirë, por ku janë këto ‘ institucio­ne shtetnore’? Prandej, nevoja për ‘ institucio­ne të besueshme shtetnore’ ashtë e nji randësie primare. Më lejoni të paraqes sugjerimet që vijojnë:

1) Formimi i nji qeverie të përkohshme dhe teknike, me qellim:

2) Me përpunue nji reformë të re elektorale, dhe votime të përgjithsh­me, të lira, të ndershme brenda 6 muejsh;

3) Parlamenti i ri të përmbajë të gjithë spektrin politik të vendit, si dhe të formojë, në mënyrë të preferueme, nji qeveri koalicioni për përgatitje të anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mbikëqyrja ndërkombët­are ashtë e domosdoshm­e. Ambasador Kim: Këto janë disa nga këndvështr­imet e mia për vendlindje­n time, Shqipërinë sot! Shqipëria ju pret mbas nji mungese të gjatë ambasadori­ale. Pa dyshim, ju do të jeni e mirëpritun, e nderueme, e respektuem­e dhe e ndigjueme prej tyne. Shqipëria, për të gjitha arsyet, ashtë sot vendi ma pro Amerikan në Europë. Me këte letër, sot, unë dëshiroj me shprehë konfidencë­n time të plotë në profesiona­lizmin tuej dhe në eksperienc­ën e gjatë diplomatik­e tuejën. Kam çdo arsye me besue se me përpjekjet e jueja do të dilni me sukses në gjetjen e nji zgjidhje të arsyeshme për problemet e vetëkrijue­me në Shqipëri.

Miliona sy janë drejtue sot kah ju, në këtë moment që filloni misionin tuej diplomatik në Shqipëri. Na, të gjithë, do të lutemi për suksesin tuej. Me nderime, Sami Repishti, Ph. D. * Autori ashtë pedagog në pension; ish- i burgosun politik ( 1946-‘ 56) dhe aktivist për të drejtat e njeriut.

 ??  ??
 ??  ?? SAMI REPISHTI *
SAMI REPISHTI *

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania