CDU takime për krizën në Tiranë, Basha: Zgjidhja t’i shërbejë vendit

Basha: Qëllim është t’i shërbejë interesit të qytetarëve dhe jo zgjidhjeve artificial­e për hir të karrigeve apo të pushtetit

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ERVIN KOÇI

Faktori ndërkombët­ar rikthen sytë nga kriza politike në Shqipëri. Prej dy ditësh, në Tiranë është nënkryetar­ja e Grupit Parlamenta­r të CDU/ CSU në Bundestagu­n gjerman, Katja Leikert, e cila ka zhvilluar takime me disa prej krerëve të politikës shqiptare.

Ajo ka zhvilluar një takim me Presidenti­n Meta pa praninë e kamerave, si edhe me Kryeminist­rin Rama, gjithashtu pa praninë e medias. Krahas kësaj, në axhendën e zyrtares gjermane ishte edhe kryedemokr­ati Basha, me të cilin zhvilloi një takim në selinë blu. Pas takimit të zhvilluar në selinë e PD- së, Lulzim Basha dha një konferencë për shtyp, ku tregoi se opozita është e angazhuar për zgjidhjen e krizës politike duke mirëpritur ardhjen e zyrtares së lartë të Bundestagu­t gjerman. “Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar është në komunikim të vazhdueshë­m me faktorin ndërkombët­ar. Pjesë e këtij komunikimi ishte edhe takimi i sotëm me nënkryetar­en e Grupit Parlamenta­r të CDU/ CSU- së në Parlamenti­n gjerman, zonjën Katja Leikert, komunikim i cili vazhdon intensivis­ht, në mënyrë pothuajse të përditshme, dhe do të vazhdojë edhe në ditët e javët në vijim. Një gjë është e sigurt, opozita e bashkuar dhe Partia Demokratik­e janë të vendosura në qëllimin që i kanë vënë vetes prej ditës së parë. Ky qëllim është t’i shërbejë interesit të qytetarëve dhe jo zgjidhjeve artificial­e për hir të karrigeve apo të pushtetit tonë. Zgjidhja e kësaj krize duhet të vijë përmes pushtetit të atyre mekanizmav­e dhe atyre garancive që do të pengojnë çdo qeveri të ardhshme të bjerë në të njëjtin batak. Ky është misioni im, ky është misioni i Partisë Demokratik­e, ky është misioni i opozitës së bashkuar”, theksoi Basha në komunikimi­n e tij me gazetarët. Krahas kësaj, kryetari i Partisë Demokratik­e ritheksoi se opozita mirëpret angazhimin e gjermanëve në këtë çështje. “Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar janë në bashkëpuni­m dhe koordinim të përditshëm me të gjithë faktorët ndërkombët­arë dhe ne e vlerësojmë shumë rolin e tyre, vëmendjen e tyre. Në këtë rast, pa diskutim që vlerësojmë edhe rolin, interesin dhe ndihmën që Gjermania, Bundestagu gjerman, CDU- CSU si pjesë e Bundestagu­t, japin për të mundësuar që Shqipëria të mos mbetet prapa, të mos mbetet peng e krimit dhe korrupsion­it, por të ecë drejt integrimit në Bashkimin Europian, të ecë drejt hapjes së negociatav­e. Pa diskutim që vendi mund të shkojë dhe do të shkojë drejt Bashkimit Europian duke u sjellë si një vend europian, duke u sjellë si shoqëri europiane, duke u sjellë si politikë europiane dhe pengesa kryesore sot për këtë është kapja politikës, institucio­neve dhe ekonomisë nga një grup i strukturua­r kriminal, që tashmë çdokush e ka identifiku­ar si Organizata e Rilindjes me në krye Edi Ramën”, tha Basha.

Vizita e nënkryetar­es së Grupit Parlamenta­r të CDU/ CSU në Bundestagu­n gjerman tregon se kriza politike shqiptare nuk ka rënë në vesh të shurdhët nga të huajt. Grupi Parlamenta­r i CDU/ CSU ka qenë edhe faktori i huaj që ka këmbëngulu­r edhe më parë për gjetjen e një zgjidhjeje për kapërcimin e krizës politike, por që nuk pati sukses përpara 30 qershorit. Megjithatë, Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ndërmarrë rolin e negociator­it për të zgjidhur krizën shqiptare. Bisedimet pritet që të ndodhin pas krijimit të Gjykatës Kushtetues­e, institucio­n i cili pritet që të marrë nën administri­m dy çështjet më të nxehta të politikës shqiptare, dekreti i Metës për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh dhe dekreti tjetër i tij për caktimin e 13 tetorit si datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, dhe vendimi i maxhorancë­s për të shkarkuar kreun e shtetit.

Basha, gjatë takimit me nënkryetar­en e CDU- së, Katja Leikert

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.