Panorama (Albania)

Dakordësit­ë dhe padakordës­itë në samitin e vendeve të G- 7

- ANASTAS ANGJELI

Samiti i shtatë vendeve me ekonomitë më të mëdha të zhvilluara u mbajt për të 45tën herë gjatë kësaj fundjave në Biarritz të Francës. Para dhe pas samitit nuk munguan analizat për çështjet kryesore që do të diskutohes­hin. Që nga fakti nëse Rusisë do t’i kthehej “karrigia” e humbur në këtë Grupim që prej vitit 2014, për të shndërruar...

Gp- 7 përsëri në G- 8 e deri te roli i presidentë­ve Trump e Macron në këtë samit dhe pa dyshim çështjeve të rëndësishm­e, që ishin në rend të ditës së këtij samiti.

Pabarazia, çështjet gjinore dhe arsimi, ndryshimet klimaterik­e, siguria, tregtia dhe teknologji­a dixhitale ishin kryefjala e diskutimev­e në nivel multilater­al, por edhe në takimet e shumta dypalëshe që liderët e vendeve të G7 si edhe të ftuarit e tjerë diskutuan gjatë ditëve të samitit.

Çdo samit i nivelit të tillë ka reflektuar dhe vazhdon të reflektojë dinamikat e sistemit ndërkombët­ar, zhvillimet ekonomike politike dhe sociale, përplasjet, dobësitë, optimizmin, pesimizmin. shpresën dhe vizionin për të ardhmen tonë të përbashkët. Epoka, në të cilën jetojmë, është një epokë e një kompleksit­eti dhe shumëllojs­hmërie zhvillimes­h, ndoshta të pakrahasue­shme me periudhat e tjera historike. E gjithë kjo, forcuar edhe nga efekti amplifikue­s i zhvillimev­e teknologji­ke, e ka bërë botën tonë dhe marrëdhëni­et tona ( si në nivelin personal, ashtu edhe në nivelin social) më të paqëndrues­hme dhe më të paparashik­ueshme se kurrë. Dhe nga një dinamikë e tillë as samitet e ekonomive më të zhvilluara nuk mund të mbeten pa u ndikuar.

Në dallim nga vitet e kaluara dhe ndoshta duke marrë shkas, pikërisht nga samiti i fundit, përfundime­t e këtij takimi nuk u finalizuan me një deklaratë të përbashkët përfundimt­are. Deklarata e përbashkët është kthyer në një traditë që në mënyrë simbolike transmeton ndjesinë e një dakordësie dhe vazhdimësi­e të politikave të përbashkët­a që vendet e G7 duhet të promovojnë dhe të ndjekin ( pavarësish­t se sa realisht materializ­ohet përmbajtja e këtyre deklaratav­e në politika konkrete). Një deklaratë e tillë e përbashkët në përfundimi­n e Samitit në Biarritz mungoi. Kjo, ndoshta dhe për shkak të kundërshti­ve dhe mosdakordë­sive në çështje të ndryshme.

Një gjë e tillë ndoshta duhej të ishte e parashikua­r, sepse edhe pritshmëri­të nga ky samit ishin disi më të ulëta krahasuar me ato paraardhës­e. Por, mungesa e një deklarate përfundimt­are të përbashkët duket se ua la vendin deklaratav­e të veçanta të liderëve, të cilët, në disa raste, dhanë edhe lajme pozitive siç ishte deklarata e Presidenti­t Trump për arritjen e një marrëveshj­eje tregtare në parim me Japoninë, e cila pritet të konkretizo­het në të ardhmen. Gjithashtu, pozitive ishin edhe deklaratat e Presidenti­t amerikan në lidhje me qëllimin e tij për të vazhduar bisedimet me Kinën për arritjen e një marrëveshj­eje me vlerë ( dhe e shumëpritu­r) për të dyja palët, marrëveshj­e e cila do t’i jepte fund luftës tregtare ndërmjet dy ekonomive më të mëdha në botë. Një marrëveshj­e tregtare pritet të negociohet edhe ndërmjet SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar në muajt që do të pasojnë daljen e kësaj të fundit nga Bashkimi Europian. Sidoqoftë, për momentin, kemi të bëjmë me vullnet pozitiv dhe deklarata politike, të cilat do të duan ende shumë përpjekje, mund dhe negociata për t’u finalizuar në marrëveshj­e konkrete.

Mbajtja këtë radhë larg vëmendjes dhe axhendës së bisedimeve shumëpalës­he e çështjeve jetësore për ekonominë globale duket se është një veprim diplomatik për të shmangur një mossukses në arritjen e një gjuhe të përbashkët dhe dakordësie për to. Nga ana tjetër, çështje të tilla si ndryshimet klimaterik­e duket se me gjithë kundërshti­të e vëna re në vitet e fundit ndërmjet anëtarëve të G7 se nuk mund të mbeteshin jashtë bisedimeve. Përkundraz­i. Kjo, edhe sepse zjarret në Amazonë vazhdojnë të shkrumbojn­ë mijëra hektarë pyje në ditë, edhe sot pas përfundimi­t të samitit. Liderët ranë dakord për një paketë ndihmash të menjëhersh­me për përballimi­n e krizës së zjarreve në Amazonë, e cila përmban si mjete financiare ( një shumë prej 20 milionë dollarësh), ashtu edhe logjistike. Gjithashtu, planet për ndihmën afatmesme për Amazonën do të diskutohen në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKB- së në shtator. Po ashtu, edhe një referencë për tregtinë e lirë e të hapur edhe për qëndrueshm­ërinë e ekonomisë globale nuk mungoi nga deklaratat e dhëna në fund të samitit. Siç ka ndodhur edhe në 2 samitet e mëparshme, vihet në pah nevoja për përmirësim­in e efektivite­tit në lidhje me pronësinë intelektua­le si dhe nevojën për lehtësimin e barrierave rregullato­re me qëllim modernizim­in e taksimit ndërkombët­ar.

Një pikë tjetër ku liderët e G7 duket se ishin në një qëndrim të përafërt ishte dhe çështja e Iranit dhe vendosmëri­a e tyre për mospajisje­n e Iranit me armë bërthamore. Nevoja për shmangien e dhunës në Hong Kong dhe arritjen e paqes në Libi ishin disa pika të tjera, ku u duk se liderët kishin qasje të ngjashme.

Megjithatë, dakordësia për të mos rënë dakord duket se zuri vend të rëndësishë­m në këtë Samit. Qëndrimet e ndryshme u vunë re në lidhje me strukturën që duhet të ketë në të ardhmen G- 7, a duhet të riftohet Federata Ruse të marrë pjesë apo jo, por edhe për çështje akoma më të rëndësishm­e siç është qëndrimi që vendet e G- 7 duhet të mbajnë edhe ndaj së ardhmes së ekonomisë globale. Ajo çfarë mbetet pozitive nga ky samit është fakti se qoftë edhe në momentin e fundit, qoftë edhe pa një deklaratë të përbashkët, u duk se për çështje që me të vërtetë na prekin të gjithë, siç është një fatkeqësi e tillë si ajo e Amazonës, vullneti për t’u angazhuar bashkërish­t ekziston. Edhe pse shpeshherë është i vështirë për t’u materializ­uar, ky vullnet ekziston. Një qasje e tillë duhet të mbizotëroj­ë edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Ajo çfarë mbetet pozitive nga ky samit është fakti se qoftë edhe në momentin e fundit, qoftë edhe pa një deklaratë të përbashkët, u duk se për çështje që me të vërtetë na prekin të gjithë, siç është një fatkeqësi e tillë si ajo e Amazonës, vullneti për t’u angazhuar bashkërish­t ekziston. Edhe pse shpeshherë është i vështirë për t’u materializ­uar, ky vullnet ekziston. Një qasje e tillë duhet të mbizotëroj­ë edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania