Panorama (Albania)

Me emra dhe pseudonime, Ilir Demalia publikon të plotë listën e sigurimsav­e

"Megjithëse isha i larguar, dosja vazhdonte e mbushej për aktiviteti­n tim jashtë shtetit nga burimet e emigracion­it"

- Ilir Demalia

Për analistin Ilir Demalia, zbulimi dhe përballja me emrat e njerëzve që e kishin ndjekur, e kishin spiunuar dhe e kishin denoncuar, ka qenë pa dyshim një tronditje po aq madhe sa në kohërat kur përndiqej.

Nuk ishin vetëm njerëz të njohur të Sigurimit të Shtetit, por të infiltruar në vendin e punës, në lagje... njerëz që as ia priste mendja se mund të ishin nga ata që çonin raporte. Ishin marangozë, shoferë, modelistë, regjisorë... Pasi mori në duar dosjen e tij të ndjekjes nga ish- Sigurimi i Shtetit, Ilir Demalia zbuloi emrat e bashkëpunë­torëve dhe operativëv­e të Sigurimit, që e kishin ndjekur për vite me radhë, edhe atëherë kur ai ishte larguar nga Shqipëria. "Ja shefat dhe operativët e Sigurimit, që janë marrë me dosjen time, bashkëpunë­torët dhe ata që kanë bërë raporte në Sigurim në Dosjen 2B- 2A që nga tetori i vitit 1984 deri në prill 1991. Megjithëse isha i larguar nga Shqipëria në korrik 1990, dosja vazhdonte e mbushej për aktiviteti­n tim jashtë shtetit nga burimet e emigracion­it", shkruan Demalia, i cili ka publikuar në rrjetet sociale të gjithë emrat e atyre që janë marrë me ndjekjen e tij, që nga bashkëpunë­torët e thjeshtë, deri tek ata me pushtet, në rang zv. ministri. Në këtë rast bëhet fjalë për zëvendësmi­nistrin e Brendshëm, Zylyftar Ramizi. Pjesën më të madhe të pseudonime­ve, ai ka arritur t'i identifiko­jë, por ka nga ata që kanë mbetur vetëm të tillë, si "Vigjilenca", "Aparati", "Modelisti" apo "Çika". Bir i një babai të burgosur për agjitacion e propagandë, Demalia nuk mund të mos ishte në shënjestër të regjimit. Siç thotë vetë analisti, at e bir, Binak dhe Ilir Demalia numëronin 1200 faqe dosje ndjekjeje nga ish- Sigurimi i Shtetit.

"Ja shefat dhe operativët e Sigurimit, që janë marrë me dosjen time, bashkëpunë­torët dhe ata që kanë bërë raporte në Sigurim në dosjen 2B- 2A që nga tetori i vitit 1984 deri në prill 1991. Megjithëse isha i larguar nga Shqipëria në korrik 1990, dosja vazhdonte e mbushej për aktiviteti­n tim jashtë shtetit nga burimet e emigracion­it", shkruan Demalia

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dosjes hetimore të Ilir Demalisë
Faksimile e dosjes hetimore të Ilir Demalisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania