Panorama (Albania)

Sot kryesia e PS, emri që zëvendëson Pjetrin

Analiza për ecurinë e zgjedhjeve në të gjitha strukturat e PS

-

Kryesia e Partisë Socialiste pritet të zëvendësoj­ë sot Valdrin Pjetrin si kreun politik për Qarkun e Shkodrës, pas dorëheqjes së tij nga marrja e postit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës. Ende nuk ka një emër që përflitet edhe pse më aktivi në këtë qark mbetet deputeti Tom Doshi, i cili mbetet përfaqësue­s i Partisë Socialdemo­krate të Skënder Gjinushit. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS të datës 23 korrik, kryetari i PS- së, Edi Rama, shkarkoi Ditmir Bushatin si drejtues politik të Qarkut të Shkodrës për t’ia besuar këtë detyrë kryetarit të sapozgjedh­ur të kësaj bashkie, Valdrin Pjetri. Shkarkime të drejtuesve politikë pati dhe në Tiranë, të Blerina Gjylametit dhe në Lezhë, të Lindita Nikollës. Por mbledhja e sotme e kryesisë mësohet se do të fokusohet tek organizimi i procesit të zgjedhjeve në Partinë Socialiste, kur kjo parti është futur në një proces zgjedhor, që nga kryetari i organizatë­s së partisë e deri te delegatët e kongresit. Sipas kalendarit të miratuar në asamble, në 16 shtator PS do të futet në një proces zgjedhor të gjatë për të zgjedhur drejtuesit e rinj të strukturav­e. Procesi do të zgjasë 5 muaj, duke nisur me 15- ditëshin e parë të shtatorit, kur socialistë­t do të përgatitje­n për mbajtjen dhe organizimi­n e zgjedhjeve për të kulmuar në votimin e delegatëve të Kongresit në janar të 2020. Edi Rama nuk ka preferuar që të kërkojë një mandat tjetër për ndërtimin e partisë, por e ka zgjidhur me Statutin e Partisë. Sekretari organizati­v, Arben Pëllumbi, është shprehur se “Kryetari i Partisë, pas një procesi zgjedhor të fituar, automatiki­sht e merr mandatin. Në rast se PS nuk do të kishte fituar, atëherë kryetarit i lind e drejta të hyjë në garë dhe do të kishte pasur edhe një proces për kryetarin”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania