TAKIMET

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Nënkryetar­ja e Grupit Parlamenta­r të CDU/ CSU në Bundestagu­n gjerman, Katja Leikert, ka zhvilluar në Tiranë tri takime me krerët e politikës shqiptare dhe personat që janë bërë subjekt i krizës. Konkretish­t, ajo ka takuar fillimisht Presidenti­n Ilir Meta, më pas kryetarin e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, si edhe Kryeminist­rin Edi Rama. Këto takime janë zhvilluar pa praninë e medias, por sinjalet janë që zyrtarja gjermane të ketë filluar ndërmjetës­imin për gjetjen e një zgjidhjeje për kapërcimin e krizës politike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.