Panorama (Albania)

Patozi: Rama të largohet sa më parë

-

Kryetari i “Bindjes Demokratik­e”, Astrit Patozi theksoi dje se Rama dhe Rilindja duhet të largohet nga qeverisja një ditë e më parë. Duke iu referuar rasteve të krerëve të bashkive që u bënë subjekt të ligjit të dekriminal­izimit, Patozi theksoi se këto dëshmojnë se “huqi del me shpirtin”. “Rastet e fundit me të përzgjedhu­rit e Ramës tregojnë se “huqi del me shpirtin” dhe kjo të çon në përfundimi­n se Shqipëria nuk ka asnjë arsye pse të presë dhe shpresojë në efektet vetërregul­luese të dekriminal­izimit. Ndaj, mënyra e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo spirale e rrezikshme është që të prishim djepin që e lindi dhe barkun që e ushqen. Me pak fjalë, të rrëzojmë nga pushteti “Rilindjen” e Edi Ramës, si rruga më e shkurtër dhe më e dobishme kombëtare për të shkuar te rezultati”, theksoi Patozi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania