Panorama (Albania)

SPAK

- TIRANE

Nëpërmjet një videoje, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpjegon rolin e Byrosë Kombëtare të Hetimit ( BKH).

Si një nga organet e reja të Reformës në Drejtësi, BKH do të jetë shumë e rëndësishm­e për funksionim­in e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion, që do të hetojë korrupsion­in në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Byroja e Hetimit pritet të ngrihet pas konstituim­it të SPAK, ndërsa drejtuesi i saj do të zgjidhet nga kreu i SPAK dhe dy prokurorë të tjerë të posaçëm. Duke iu referuar videos së ambasadës, hetuesit që do të jenë pjesë e Byrosë do të trajnohen në akademinë e FBI- së në Amerikë. Byroja dhe FBI janë të ngjashme, shkruan ambasada në video, ndërsa e shikon këtë organ si një garanci ku askush nuk do të jetë mbi ligjin. Trajnimet e hetuesve të Byrosë do të ndiqen edhe nga një komision ndërkombët­ar vëzhguesis­h, për të parë ecurinë e tyre dhe përgatitje­t që do t'u bëhen. Ashtu si prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm, edhe hetuesit e BKH- së do t'u nënshtrohe­n kontrollev­e të vazhdueshm­e të llogarive bankare dhe telefonit. Këto kontrolle, theksohet në video, do të bëhen me qëllim për të monitoruar dhe parë nëse hetuesit janë duke kryer punën me integritet dhe të pandikuar. Duke vënë në dukje se në të kaluarën ka qenë shumë e lehtë që me para dhe pushtet të mund të ndikoje në sistemin e drejtësisë për të marrë një vendim, me ngritjen e strukturav­e të reja, sipas SHBA- ve, kjo nuk do të jetë më e mundur. Disa ditë më parë, ambasada, me anë të një tjetër videoje, shpjegonte funksionin dhe rëndësinë e SPAK në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. AMBASADA E SHBA- VE

"Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK). Ky i fundit është një institucio­n i ri, i pavarur dhe i papolitizu­ar, kushtetues, detyra e të cilit është të ndjekë penalisht korrupsion­in, krimin e organizuar dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë. Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI- në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, hetuesit e BKH- së do të trajnohen në akademinë e FBIsë, në Virxhinia. Ligji për SPAK- un kërkon gjithashtu që një komision ndërkombët­ar të mbikëqyrë trajnStruk­tura e Posaçme Antikorrup­sion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në Gjykatë dosjet e korrupsion­it dhe krimit të organizuar. SPAK do të përbëhet nga 15 prokurorë, të cilët presin të kalojnë në sitën e vetingut për të qenë pjesë e saj. Me ngritjen e SPAK do të shkrihet Gjykata për Krime të Rënda, kompetenca­t e së cilës do t'u kalojnë gjykatave në rrethe. imin dhe përgatitje­n e hetuesve të BKH". PËRBËRJA DHE

FUNKSIONI "BKH përbëhet nga një drejtues dhe një ekip hetuesish, të cilët do të duhet të përmbushin standarde të forta të ngjashme me ato të FBIsë. Kryeprokur­ori i posaçëm i SPAK, së bashku me dy prokurorë të posaçëm të tjerë, do të zgjedhin bashkërish­t drejtorin e BKH- së. Ky drejtor do të drejtojë ekipe të hetuesve. Pasi të jenë përzgjedhu­r për këtë organ të rëndësishë­m kombëtar, drejtorit dhe hetuesve të BKH- së do t'u monitorohe­n llogaritë bankare dhe telefonat, për të siguruar që kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri".

RËNDËSIA "Në të kaluarën, cilido me para dhe pushtet mund të ndikonte në sistemin e Gjykatave në favor të tyre. Tani, Kushtetuta i jep SPAK fuqinë dhe pavarësinë për të goditur korrupsion­in e nivelit të lartë. Me t'u ngritur SPAK, edhe BKH do të jenë në gjendje që të hetojë korrupsion­in në nivelet më të larta dhe prokurorët e Posaçëm mund t'i çojnë këto çështje në Gjykatë. Zyrtarët e korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë. Prokurorët e Posaçëm dhe BKH janë këtu për t'u siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania