Panorama (Albania)

Prokuroria e Dibrës regjistron dosjen "184"

Konflikt interesit, dosja e votave mund të mbetet pa hetues

-

Prokuroria e Dibrës ka regjistrua­r dosjen "184" dhe pritet që në javët në vijim të hidhet shorti për zgjedhjen e prokurorit të çështjes. Kujtojmë se dosja e votave u kalua për hetime të mëtejshme në Prokurorin­ë e Dibrës, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda konstatoi se kemi të bëjmë me krime zgjedhore të kryera në kuadër të bashkëpuni­mit të thjeshtë. Kështu, me argumentin se nuk janë konstatuar elemente të grupit kriminal dhe se krimet zgjedhore nuk janë në kompetencë­n e tyre, dosja "184" u delegua në Prokurorin­ë e Dibrës për hetime të mëtejshme. Vendimi për shpallje e moskompete­ncës është firmosur nga prokurori Klodian Braho në muajin korrik, ndërsa mësohet se fillimisht Prokuroria e Dibrës nuk e ka pranuar dhe ka ngritur konfliktin e kompetencë­s, duke e dërguar çështjen në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Kjo e fundit i ka dhënë zgjidhje, duke e dërguar përfundimi­sht në Dibër. Dosja "184", e njohur gjerësisht si dosja e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të 2016- ës, shkaktoi debate në opinionin publik disa muaj më parë, pas përgjimeve të publikuara nga media gjermane "Bild", ku rezultonin të përfshirë zyrtarë të lartë. Pas zhurmës mediatike, Prokuroria për Krime të Rënda që e kishte prej tri vitesh nën hetim, e ka dërguar për vazhdimin e hetimeve në Prokurorin­ë e Dibrës, vend ku edhe dyshohet se janë konsumuar veprat penale, për të cilat është regjistrua­r procedimi. Prokuroria e Dibrës ka në përbërjen e saj 3 prokurorë, drejtuesja Esmeralda Keshi, zëvendësdr­ejtuesi Rifat Kojku dhe prokurorja Belina Zeneli. Drejtuesja Keshi, duke u gjendur në kushtet e konfliktit të interesit, nuk mund të marrë këtë dosje për hetim, çka do të thotë që do të hidhet një short mes dy prokurorëv­e të tjerë. Keshi ka shpallur konfliktin e interesit për shkak të lidhjeve familjare me një prej personave që kanë rezultuar në përgjime, Arben Keshin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania