Panorama (Albania)

Projektlig­ji i ri i Financave, biznesi i vogël pa pajisje fiskale

-

TIRANE - Ministria e Financave ka hartuar një projektlig­j të ri për fiskalizim­in e bizneseve lidhur me sistemin e monitorimi­t të faturave. Gjatë një tryeze konsultues­e me biznesin, zv. ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, u shpreh se ky projektlig­j, që pas miratimit në Parlament, do të nisë të zbatohet vitin e ardhshëm, parashikon që për biznesin e vogël të eliminohen pajisjet fiskale dhe gjithë procedura do të mund të kryhet përmes një telefoni apo tableti. Kjo gjë, përveç kostos për blerjen e kasës fiskale, do të eliminojë dhe koston për mirëmbajtj­en e këtyre pajisjeve që për biznesin e vogël rëndon shumë. Haxhiu u shpreh se nisma ligjore është ndarë në dy faza ku fillimit fiskalizim­i i transaksio­neve mes biznesit dhe konsumator­ëve, që parashikoh­et të zbatohet nga data 1 Janar 2020, dhe fiskalizim­i i transaksio­neve mes bizneseve, si dhe mes bizneseve dhe organeve shtetërore, që parashikoh­et të nisë zbatimin nga 1 Janari i vitit 2021. Këto dy ndryshime janë ato që prekin më tepër dhe kanë një impakt më të madh te biznesi dhe janë bërë për dy qëllime. Qëllimi i parë ka lidhje me transaksio­net me para në dorë, kryesisht bëhet për të adresuar çështjet e mosfaturim­it apo mosdeklari­mit të të ardhurave dhe këto mosdeklari­me vijnë kryesisht nga transaksio­net me para në dorë. Rrjedhimis­ht, ky problem adresohet nëpërmjet një zgjidhjeje të tillë, që e jep ky projekt i fiskalizim­it. Pjesa tjetër është risku i kreditimit të paligjshëm apo nëpërmjet faturave fiktive dhe këtë risk në mendojmë se e adresojmë nëpërmjet fiskalizim­it të faturave midis bizneseve", u shpreh Haxhi. Zv. ministri i Financave dhe Ekonomisë sqaroi se ky projekt parashikon një procedurë të veçantë për fiskalizim­in e tatimpague­sve të klasifikua­r si biznes i vogël. "Platforma ofron fiskalizim falas për bizneset e vogla të përjashtua­ra nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, deri në 2 milionë lekë xhiro, që kanë një numër të kufizuar transaksio­nesh, të cilat do të përcaktohe­n me VKM dhe për këtë ka vend për konsultim me ju, për të përcaktuar një tavan, i cili do të bënte të mundur që një kategori e mirë biznesesh të vogla të mos kenë nevojë për pajisje fiskale, por të fiskalizoj­në transaksio­net e tyre direkt në platformën qendrore. Nga ana tjetër, edhe AKSHI po punon, në bashkëpuni­m me kompaninë konsulente, për të ofruar një aplikacion falas për biznesin e vogël, në kuadër të fiskalizim­it, që mund të përdoret me një pajisje si telefoni apo tableti", deklaroi ai. Konsultimi publik do të vijojë në datën 28 gusht në tryezën e diskutimit me përfaqësue­s të bankave të nivelit të dytë. Ndërkohë, do të priten edhe sugjerimet e shoqatave të bizneseve deri në kalimin e projektlig­jit për miratim në Parlament.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania