Panorama (Albania)

I shpërtheu depozita e gazit, ISHTI bllokon pikën e karburanti­t

-

LEZHE - Katër ditë pas shpërthimi­t të ndodhur në një pikë karburanti në Lezhë, Inspektora­ti Shtetëror Teknik Industrial ka vendosur bllokimin për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë. Vendimi është marrë pas kontrollit nga Inspektora­ti Shtetëror Teknik Industrial në biznesin e ndodhur në superstrad­ën Lezhë- Milot, ku nga shpërthimi i depozitës së gazit në këtë pikë karburanti mbetën 7 persona të plagosur. Sipas ISHTI- së, pas verifikime­ve të kryera nga grupi i punës, rezulton se kjo pikë nuk i plotëson kushtet e sigurisë. Për këtë arsye, përveç bllokimit të aktiviteti­t do të ketë dhe gjobë ndaj firmës "Ekooil". "Inspektora­ti Shtetëror Teknologji­k dhe Industrial ka vendosur masën e bllokimit. Ajo që mua më shqetëson dhe vazhdoj të kërkoj bashkë me ministren është informacio­ni që ka të bëjë me kontrollet e ushtruara më herët në këtë pikë karburanti. Të gjithë inspektorë­t dhe aktet e konstatimi­t të tyre janë vënën nën lupë, po kontrolloh­en dhe do të mbajnë përgjegjës­i deri në fund, jo vetëm ata, por edhe ndonjë ent tjetër privat që ka lëshuar vërtetim sigurie për atë pikë karburanti", u shpreh Ahmet Shehu, kreu i Drejtorisë së Inspektimi­t të Naftës dhe Gazit. Mbrëmjen e së shtunës, në këtë pikë karburanti shpërtheu një depozitë me 5 mijë litra gaz, duke shkaktuar plagosjen e shatë personave, mes tyre edhe dy fëmijë si dhe u dëmtuan 10 automjete që ndodheshin të parkuara aty pranë. Një prej të lënduarve ka pësuar djegie në 40% të trupit. Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ndodhi pas rrjedhjes së gazit në momentin e furnizimit të një automjeti. Kjo pikë karburanti ishte kontrollua­r vetëm 4 muaj më parë dhe në dokumente rezultonte se i plotësonte kushtet e sigurisë. Aktualisht, Inspektora­ti Shtetëror Teknik dhe Industrial po kryen kontrolle në të gjithë vendin nga ku kanë rezultuar 9 subjekte në shkelje të kushteve të sigurisë. Një prej rasteve është evidentuar në Elbasan, ku pikës së karburanti­t i është kërkuar të vendosë nën tokë depozitën e gazit për të ulur rrezikshmë­rinë nga një shpërthim i mundshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania