Panorama (Albania)

KAMERAT RRËZUAN ALIBITË E VRASJES

-

Një provë e fortë që çoi në zbulimin e autorëve të vrasjes së Indrit Çelajt ka qenë kamerat e sigurisë së një lokali pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Në dosjen e Prokuroris­ë renditen, duke u përshkruar me detaje të gjitha pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, ku rezulton se Griseldo Kusi është autori i dyshuar i vrasjes. "Ora 10: 27: 30, shtetasi Griseldo Kusi shfaqet në fillim të rrugës dhe me hap të shpejtë afrohet drejt lokalit dhe diku në mes të rrugës dallohet se e afron dorën e djathtë, tek bën sikur i merr erë dhe e sheh me vëmendje. Gjithashtu dallohet një si njollë e kuqe në brendësi të dorës së djathtë", thuhet në dosje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania