Panorama (Albania)

“S’e dija për pengmarrje­n”, Gjykata lë në burg të arrestuari­n si bashkëpunë­tor

Prej 23 gushtit, Prokuroria kishte nën përgjim personat e implikuar. Pana: Të afërmit e mi më kërkuan të merrja një porosi

- BLEONA METUSHI

Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurisë "Arrest në burg" për të riun që u arrestua si i përfshirë në pengmarrje­n në Greqi.

Leandro Pana mohoi të kishte dijeni për çfarë po ndodhte në shtetin fqinj, ndërsa është shprehur se kanë qenë të afërmit e tij, që i kanë kërkuar të merrnte një porosi nga një person, të cilin shkoi dy herë për ta takuar dhe nuk e kishte takuar asnjëherë. Arrestimi i të riut erdhi menjëherë pas dështimit të takimit të fundit, ndërsa në Prokurori ka bërë kallëzim vëllai i personit që është marrë peng në Korinthos të Greqisë, nga 4 persona. Njëkohësis­ht me bisedimet për të dorëzuar shumën prej 10 mijë euro Panës, Nexhat Tarellari, vëllai i Jetnorit, u ka kërkuar ndihmë autoritete­ve që kanë shënuar procedimin penal për rastin. Akuza, e përfaqësua­r nga prokurori Besim Hajdarmata­j, pretendoi se ka përgjime telefonike ku i riu rezulton të kontaktojë me persona të tjerë të lidhur me ngjarjen. Avokati i Panës gjatë seancës mohoi akuzat dhe kërkoi nga Gjykata që të caktojë një masë më të lehtë sigurie për të.

DËSHMIA "Të afërmit e mi në Greqi më kanë kontaktuar dhe më kërkuan të merrja një shumë te një person. Kam folur me këtë person dhe kemi lënë një takim në Shkozë, por, pasi e prita, ky person nuk erdhi. Më pas kontaktuam sërish dhe kemi lënë një takim tjetër pranë QSUT- së, por edhe aty nuk erdhi dhe unë jam larguar për në një dasmë. Rrugës më kanë arrestuar. Unë nuk kam pasur dijeni për çfarë po ndodhte", ka thënë Leandro Pana.

HETIMET Mbrëmjen e së premtes, Policia greke, pas informacio­neve të përcjella nga Policia e Tiranës, nëpërmjet Interpol Tiranës, për adresën e saktë ku mbahej peng i riu shqiptar, ka bërë të mundur lirimin e tij. Ndërsa paralelish­t me operacioni­n për lirimin e pengut, Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e 4 autorëve të dyshuar në Greqi, ndërsa bashkëpunë­tori i tyre është arrestuar në Tiranë. Ky i fundit ishte personi që komunikont­e me bashkëpunë­torët e tij për të hyrë në kontakt me vëllain e pengut. Për lirimin e tij, ata do t'i kërkonin vëllait të 31- vjeçarit shumën prej 10 mijë eurosh. Por kanë qenë pikërisht komunikime­t telefonike mes autorëve në Greqi dhe 24vjeçarit, i cili qëndronte në Shqipëri, që bënë të mundur zbulimin e vendndodhj­es së autorëve të ngjarjes. Policia e Shtetit tha zyrtarisht se të arrestuari­t janë shtetasit me iniciale Xh. N., 49 vjeç, që është ideatori i pengmarrje­s; H. M., 35 vjeçe, e dashura e personit që u mor peng; B. M., 41 vjeç, dhe M. M., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Këta të katërt u arrestuan në Greqi. Ndërsa Policia e Tiranës arrestoi këtu shtetasin me iniciale L. P., 24 vjeç, bashkëpunë­tor i tyre.

 ??  ?? Leandro Pana në gjyq
Leandro Pana në gjyq
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania