Panorama (Albania)

OPERACIONI "KORINTHOS", SI U ARRESTUAN PENGMARRËS­IT

-

Operacion policor ndërkombët­ar i koduar "Korinthos" u zhvillua mes Policisë së Tiranës, Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Departamen­tit të Policisë Kriminale dhe Policisë greke, me ndërmjetës­imin e Interpol Tirana. Pas hetimeve paraprake për një kallëzim për pengmarrje dhe kanosje, u bë e mundur të zbardhej rasti për një shtetas që mbahej në shtetin grek. Nga operacioni u arrestuan 5 shtetas të dyshuar si autorë të pengmarrje­s së të riut Jetnor Tarellari nga Tirana. "Pas një hetimi disaditor, duke përdorur metodat speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Policinë greke, me ndërmjetës­imin e Interpol Tirana, finalizoi me sukses operacioni­n policor ndërkombët­ar "Korinthos". Policia e Tiranës, falë informacio­nit të grumbullua­r për vendndodhj­en e saktë të autorëve dhe vendit ku mbahej peng shtetasi J. T., i ka dhënë nëpërmjet Interpol Tiranës, Policisë greke, informacio­n të saktë në kohë reale mbi vendndodhj­en ( adresën e banimit) të personit të marrë peng dhe pengmarrës­ve", njoftoi Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania