Panorama (Albania)

Marijuanë drejt Greqisë, përfundon keq aventura e 3 të rinjve nga Saranda

-

SARANDE - Aventura e tre të rinjve nga Saranda për të trafikuar një sasi prej 3 kg marijuanë drejt Greqisë përmes kufirit jeshil, ka përfunduar me arrestimin e tyre. Të rinjtë u kapën me 3 kg marijuanë, ndërsa në pranga nga Policia greke ka përfunduar dhe personi që po priste lëndën narkotike përtej kufirit mes dy vendeve. Nuri Shero, 21 vjeç, nga Shalësi, Alket Avdi, nga Dishati, 22 vjeç dhe Andrea Sadiku, 19 vjeç, nga Shëndëlliu, që të tre banorë të Bashkisë Konispol, janë të arrestuari­t nga Policia shqiptare, ndërsa në Igumenicë u kap shtetasi grek me inicialet G. M., 23 vjeç. Ky i fundit u zbulua nga telefonata­t që ishin kryer përmes një prej celularëve që iu sekuestrua­n tre të rinjve të arrestuar. "Si rezultat i operacioni­t u bë e mundur kapja në kufirin jeshil, në Qafë Botë, e dy shtetasve shqiptarë në tentativë për të trafikuar në drejtim të shtetit grek 3 kg Cannabis Sativa. Po gjatë operacioni­t, specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, identifiku­an dhe kapën edhe një person tjetër si bashkëpunë­tor në këtë trafik. Në vijim të operacioni­t, Policia Kufitare e Qafë Botës ka mundur të marrë informacio­n se një shtetas grek së bashku me automjetin e tij në afërsi të Pikës Kufitare greke Mavromat ishte duke pritur lëndën narkotike, që po transporto­hej nga dy shtetasit shqiptarë. Menjëherë nëpërmjet pikës së kontaktit është njoftuar Policia e Igumenicës, e cila ka bërë të mundur kapjen e shtetasit grek G. M., 23 vjeç, banues ne Sivota, Bashkia Igumenicë, bashkë me mjetin e tij tip ' Smart'. Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit grek, Policia greke gjeti 1.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa", bën të ditur Policia. Ndërkohë, raportohet se Policia greke ka vijuar operacioni­n, duke arrestuar dhe një tjetër shqiptar, bashkëpunë­tor të bandës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, si dhe një 54- vjeçar grek. Gjithashtu, është kontrollua­r për herë të dytë banesa e grekut, në të cilën janë gjetur tri armë gjahu pa leje. Kontrollit nuk i ka shpëtuar as banesa e 24- vjeçarit shqiptar, në të cilën janë gjetur 5.6 gramë kanabis, bashkë me një grirëse.

 ??  ?? Droga e sekuestuar
Droga e sekuestuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania