Panorama (Albania)

GJENDET MAKINA E DJEGUR E AUTORËVE

-

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë zyrtarisht se makina e përdorur nga atentatorë­t është gjetur e djegur në fshatin Ferraj. "Rreth orës 22: 20, në rrugën ' Xhanfize Keko', persona ende të paidentifi­kuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti në lëvizje, tip ' BMW'. Për pasojë ka humbur jetën një i ri, 26- vjeçari S. M.. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip ' Mercedes Benz'. Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Ndërkohë, ekspertët e kriminalis­tikës po mbledhin prova në vendngjarj­e, që do të ndihmojnë hetimin. Policia ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit", tha zyrtarisht Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania