Panorama (Albania)

Digjet banesa, rrezikohet Shtëpia- Muze e Kongresit të Lushnjës

-

LUSHNJE - Një banesë në qendër të qytetit të Lushnjës është shkrumbuar nga flakët pas një zjarri të rënë nga një shkëndijë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Saver", ndërkohë që pavarësish­t lajmërimit me shpejtësi të zjarrfikës­es, asaj i është dashur shumë kohë për të mbërritur te banesa e përshirë nga zjarri për shkak të mungesës së rrugëve, që i lejon kalimin automjetit. Kreu i zjarrfikës­es në Lushnjë, Fatmir Bozo, thotë se kjo problemati­kë haset në shumë zona të qytetit. "Pjesa më e madhe e rrugëve janë vetëm rrugë këmbësorës­h dhe pamundësoj­në lëvizjen e mjeteve zjarrfikës­e. Për të ndërhyrë në një rast të tillë, do të na duhet shumë mund, shumë njerëz, që faktikisht ne nuk i kemi", shprehet ai. Banesa që u përfshi nga flakët ndodhet pranë ish- Shtëpisë Muze të Kongresit të Lushnjës. Pavarësish­t vështirësi­ve të hasura, zjarrfikës­et arritën të neutralizo­jnë flakët, duke bërë që zjarri të mos përhapet. Por, ndërkohë, nga flakët është shkrumbuar një pjesë e madhe e banesës përdhese. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Policia, e cila po heton për shkaqet e rënies së zjarrit. Paraprakis­ht dyshohet se ka qenë një shkëndije elektrike ajo që ka shkaktuar djegien e një pjesë të mirë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderue­shme materiale. Në momentin e rënies së zjarrit mësohet se në banesë nuk ndodhej asnjë person. m. r.

 ??  ?? Banesa e djegur në Lushnjë
Banesa e djegur në Lushnjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania