Panorama (Albania)

Pronat, dokumentet që duhen për të marrë kompensimi­n

"Pronarët duhet të deklarojnë nëse kanë përfituar tokë me 7501"

-

Veç pakënqësis­ë me masën e vlerësimit që iu është caktuar nga Agjencia e Pronave, duket se për aplikimet e pakta shkak ka qenë edhe lista e gjatë e dokumentev­e që duhen për të përmbyllur këtë proces.

Për këtë nuk shërbyen as ndryshimet e bëra, që shmangin vajtjen në Gjykatë apo në njësinë administra­tive, në të cilën kanë banuar deri në vitin 1991. Sipas vendimit të ri, për të vërtetuar nëse një vendim është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, nuk nevojitet shkresë zyrtare, mjafton vetëm një deklaratë noteriale, e cila do të ketë të njëjtin funksion. Nga ana tjetër, as për faktin nëse është përfituar nga ndarja e tokës në 1991, nuk duhet më vërtetim, por vetëm deklaratë noteriale, në të cilën pronari apo përfaqësue­si me prokurë vetëdeklar­on nëse ka përfituar nga ndarja e tokës me ligjin 7501. Krahas tyre kërkohet konfirmim nga Agjencia e Kadastrës mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohe­t dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerje­s, dëshmi trashëgimi­e nëse ka ndryshuar, prokurë, numër llogarie dhe dokument identifiki­mi.

DOSJET Përfundimi i vlerësimit financiar u jep mundësi pronarëve me vendime nga viti 1993 deri në 2014, të paraqiten në Agjencinë e Pronave për të aplikuar. Janë më shumë se 25 mijë familje në të gjithë vendin, që iu është llogaritur vlera e kompensimi­t me skemën e re, sipas së cilës çmimet për metër katror janë të sotmet, por zëri kadastral është ai që prona ka pasur në kohën e konfiskimi­t. Aplikimi i kësaj formule ka sjellë reduktim të faturës. Sakaq, në listë janë edhe një numër i konsiderue­shëm pronarësh që janë shpallur të kompensuar.

APLIKIMET Ligji parashikon që ndarja e parave të bëhet duke ruajtur rendin kronologji­k të vendimeve, por duke qenë se numri i kërkesave të paraqituar­a ka qenë i ulët, atëherë për finalizimi­n e procesit nuk aplikohet një kriter i tillë. E vetmja gjë që duhet është që dosja me dokumentac­ionet e kërkuara të jetë e plotë. Kujtojmë që fondi i mbetur për këtë vit është rreth 37 milionë dollarë. Veç tij, në arkën e ATP- së janë edhe 23 mijë hektarë tokë bujqësore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania