Panorama (Albania)

Hapen regjistrim­et në kopshtet e Tiranës, afatet

Aplikimet në 2- 15 shtator, kush përjashtoh­et nga tarifa 160 lekë/ ditë

- BESARTA BASHA

Të interesuar­it për të regjistrua­r fëmijët në kopsht kanë në dispozicio­n dy javët e para të shtatorit. Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve njofton se aplikimet nisin në datën 2 të muajit që vjen, ndaj prindërit duhet të nxitojnë për të bërë në kohë aplikimet, me qëllim që të sigurojnë një vend të lirë në një nga 43 kopshtet e qytetit.

Mjafton një certifikat­ë personale dhe familjare e fëmijës si dhe vërtetimi që ka kryer vaksinat e detyrueshm­e për t’u pranuar në një kopsht pa drekë, ndërsa tek ai me drekë kërkohen edhe të tjera dokumente ( sipas tabelës në krah të shkrimit). Kujtojmë që me vendim Këshilli Bashkiak, tarifa për një ditë ngrënieje në kopsht është 160 lekë, ndërsa çdo prind duhet të paguajë në fillim të vitit një fond garancie prej 3520 lekësh.

PËRJASHTIM­E Ashtu si me çerdhet, edhe për frekuentim­in në kopshte, disa kategori social- ekonomike në nevojë përjashtoh­en nga tarifa ditore. Më konkretish­t, fëmijët jetimë, ata me kujdestar ligjor, fëmijë me aftësi të kufizuara apo kur njëri prind është i tillë, fëmijë të familjeve që trajtohen më ndihmë ekonomike, fëmijët e familjeve mono prindërore ku prindi paguhet nën nivelin e pagës minimale si dhe fëmijët e familjeve ku kujdestari ligjor e ka pagën nën nivelin minimal të jetesës, e vërtetuar. Për të gjitha kategoritë e mësipërme kërkohet dokumentac­ion shtesë që vërteton gjendjen e tyre dhe që mund të gjenden lehtësisht në faqen zyrtare të qendrës ekonomike për zhvillimin e fëmijëve. Të gjitha këto mund dhe duhet të shkarkohen nga portali e- albania, sipas QEZHF. “Për arsye se numri i aplikuesve është shumë i lartë, kjo e vështirëso­n shumë menaxhimin dhe më pas shqyrtimin korrekt të dokumentac­ionit në gjithë procesin. Atë mund ta shkarkoni nga portali zyrtar ealbania si posedues të kodit personal me kartë identiteti. Në rastin kur kjo nuk është e mundur duhet të dorëzoni pranë komisionit një fotokopje të kartës suaj të identiteti­t si dhe të plotësoni deklaratën personale në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në njoftimin e saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania