Panorama (Albania)

Fituesit e parë në universite­te, dekanët sqarojnë procedurën

-

Të rinjtë që e gjetën veten në listat e fituesve të publikuar një ditë më parë, kanë pesë ditë afat për të bërë zgjedhjen e tyre përfundimt­are. Ndërsa të tjerët duhet të monitorojn­ë lëvizjen e vijës së kuqe pas çdo faze, për të bërë në fund zgjedhjen e duhur. Me këtë apel dolën dje në deklaratë për mediat katër dekanë të Universite­tit të Tiranës. Nën presionin e ikjes së nxënësve shumë të mirë, të cilët detyrohen të regjistroh­en në një degë më pak të preferuar me frikën e mosshpallj­es fitues, dekanët apelojnë që ata të mos dekurajohe­n edhe në rast se nuk e shohin emrin që në krye të herës. “Nga 31 deri në 1 shtator shpallen rezultatet e aplikimeve. Raundi i parë fillon më 2 shtator deri në 15 shtator. Ka 7 faza 48- orëshe, të mos shqetësohe­n nëse nuk e shohin veten fitues në fazën e parë apo të dytë. Shpërndarj­a e më të mirëve do të bëjë që të vijë radha në fazat e tjera”, deklaroi dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, ndërsa dekani i Drejtësisë, Artan Hoxha, sugjeron monitorimi­n e vijës që ndan fituesit nga humbësit. “Nuk duhet të ketë pesimizëm për ata që nuk dalin fitues në raundin e parë apo fazat e para. Duhet të kenë vëmendje, të shikojnë se si është trendi, si ulet viza e kuqe dhe mesatarja e shpallur për secilin fakultet”. Katër Fakultetet në fjalë, Ekonomiku, Drejtësia, Histori- Filologjia dhe Gjuhët e Huaja e kanë derën e hapur për ankimime për të pakënaquri­t, gjë që mund të bëhet përpara se listat me ID fituese të hidhen në portalin zyrtar u- albania. “Në qoftë se ndonjë prej tyre konfirmon se ka pasaktësi, ka të drejtën e ankimimit në fakultetet tona deri në datën 30 gusht”, sqaroi Kule, teksa ndan me opinionin publik edhe shifrat e atyre që synuan këtë vit fakultetin që drejton. Ekonomiku nuk ka njohur ulje të numrit të atyre që e lakmojnë, ndonëse numri i maturantëv­e që aplikuan në universite­te është më i ulët se vitet e kaluara. Në Fakultetin Ekonomik, këtë vit, sipas dekanit janë 21 523 aplikime, 1200 aplikime më shumë se një vit më parë. Sa i takon kostos së një viti shkollor, Dhori Kule është një tjetër zë që konfirmon se studentët e rinj do të trajtohen me subvencion­im tarife edhe këtë vit. “Qeveria ka deklaruar se do të vazhdojë të njëjtën politikë me tarifat. Pra, do të subvencion­ojë gjysmën. Senati akademik ka bërë detyrën që i takon. Pjesa tjetër i takon qeverisë, e cila ka konfirmuar se do të vazhdojë”, bëri me dije dekani. Viti i ri akademik vjen me risi. Grupe të caktuara në Fakultetin e Ekonomisë do të mësojnë me literaturë në gjuhën angleze, ndërsa në degët e edukimit, filtri i ri i mesatares ka shtuar përgjegjës­inë te pedagogët për formimin e mësuesve të rinj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania