Panorama (Albania)

Tirana, fitorja mbetet “e varur” në traversë

Polemika për një gol "fantazmë", goditet anësori Doda

- TIRANE

Tirana dhe Teuta ngritën dje siparin e javës së dytë të kampionati­t dhe 90- minutëshi i parë, ku dy skuadrat kishin fituar, tregoi se bardheblut­ë dhe durrsakët janë akoma të pa kolauduar.

Një ndeshje që i pati të gjitha, përveç golit. 126 minuta ndanë vërshëllim­ën e parë të gjyqtarit Eldorjan Hamiti me atë të fundit, që sinjalizoi përfundimi­n e takimit në shifrat 0- 0. 37 minuta zgjati ndërprerja e takimit në pjesën e parë, për shkak të problemeve në sistemin e ndriçimit të stadiumit "Selman Stërmasi". 2 ishin traversat që i erdhën në ndihmë Teutës, por që ndalën Tiranën të gjejë golin. Tetë kartonë të verdhë të dhënë e ndonjë i falur, plus Emiljano Vilës iu kursye kartoni i kuq në minutën e gjashtë, ishin pjesë e kësaj sfide. Prania e tifozëve i dha bukuri takimit, pasi në Superiore jemi mësuar të shikojmë stadiume bosh, por edhe ata e njollosën në fund, duke goditur me shishe në dy raste anësorin Ergin Doda, që sollën edhe ndërprerje të shkurtër. Ekipet i patën mundësitë për të shënuar, por finalizimi çaloi, aq më shumë që skuadrat vuajtën në pasimin e fundit. Tirana e Teuta u kujtuan në 15 minutat e fundit se duhej shënuar, pasi ishin më agresivë. Provizoris­ht, Tirana dhe Teuta kryesojnë me nga katër pikë. Pjesa e parë - Të dyja ekipet vinin në këtë ndeshje me qëllimin për t'u konfirmuar si pretendent­ë, gjë e cila arrihej duke fituar. Sfida nisi me ndryshime të vogla, ku te Tirana mungonin Torasa i dëmtuar, i zëvendësua­r nga Kobina, si dhe Dunga që e nisi nga stoli dhe në vend të tij u preferua Majkëll Ngo. Te durrsakët, risia ishte Emiljano Vila titullar, që kishte ulur në stol Lorenco Vilën. Takimi nisi me Tiranën në sulm, por pa gjetur rrugën e golit. Teuta vuan në start dhe duket se shpresat e golit i ka të varura te goditjet standarde. Në momentin kur loja kishte marrë ritëm, pasi edhe Teuta e ngriti nivelin, në minutën e 22- të, një nga kullat e sistemit të ndriçimit pëson defekt, pikërisht kur Tirana do të gjuante një goditje dënimi pranë portës mike. U deshën rreth 37 minuta pritje që loja të niste dhe Tirana ka rast të volitshëm, ku pati edhe dyshime për një gol fantazmë dhe më pas gjuajtja e Ngosë ndalet nga traversa. Ndërprerja duket se kishte ndikuar te lojtarët, që pas këtij momenti iu desh kohë të gjenin marrshin e duhur. Bllokimi që dy ekipet i bënin njëratjetr­ës në mesfushë, nisja e aksioneve me topa të gjatë dhe mungesa e pasimit final, bënë që pjesa e parë të mbyllet me rrejta të paprekura.

Pjesa e dytë - Ndeshja rifillon me të njëjtët lojtarë në fushë, por është Teuta që e ka vështrimin më shumë te porta dhe me anë të goditjeve nga këndi, apo në pozicione standarde sjell panik në mbrojtjen bardheblu. Pas 7 minutash lojë, trajnerët nisin rifresikim­in e skuadrës. Trajneri Shkëmbi bën një ndryshim të detyruar, ku Kallaku i dëmtuar ia lë vendin Gashit, ndërsa te Tirana, Kobina dhe Halili ndërrohen me Çelhakën dhe Kërçikun. Në të 63ën, Emiljano Vila ia lë vendin Lorenco Vilës. Përpos rifreskime­ve, loja mbetet në mesfushë dhe goditjet standarde janë rreziku kryesor. Në minutën e 69- të, trajneri Mema largon nga fusha Ngonë, i cili shfryn kur ulet në stol, dhe në vend të tij hyri Dunga, i cili në minutat që pati në dispozicio­n, nuk dha asgjë. Në minutën e 81- të te Teuta është momenti i debutimit të 18- vjeçarit Ledio Beqja, që hyn në vend të Vecajt. Pas minutës së 75- të, skuadrat kujtohen se duhet të sulmojnë, kryesisht Tirana që është më agresive, ndërsa Teuta i ka rastet e saj në shtesë. Në minutën e 85- të për herë të dytë shpëtimtar­e e portës durrsake bëhet trau i portës, ku kësaj radhe ndalin topin e gjuajtur me të majtën nga Edon Hasani. Përpos dëshirës që patën skuadrat për fitore, në fund, gjithçka u mbyll në shifrat 0- 0 në stadiumin "Selman Stërmasi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania