Panorama (Albania)

Mema: Rasti i Hoxhallari­t ishte gol për ne

-

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka folur pas ndeshjes me Teutën, e cila ka përfunduar në barazim pa gola. Për emisionin "Gol pas Goli" në "Supersport", ai ka komentuar dy traversat e goditura nga lojtarët e tij, por edhe për atë gol të mundshëm që iu mohua Tiranës.

Ndeshja - "Loja ishte e luftuar nga të dyja skuadrat. Patëm dy raste, por kush do përfitonte nga gabimi i kundërshta­rit, do shënonte e do fitonte. Gjithsesi, jam i kënaqur me lojën e ekipit, sepse kishim përballë një kundërshta­r të fortë si Teuta. Pavarësish­t se kanë pasur 6- 7 lëvizje, kolegu im Shkëmbi ka bërë një ekip solid. Tirana, shpresoj që tashmë me elementët e rinj të ketë më shumë mentalitet fituesi, sepse u pa që sulmuam nga fillimi e deri në fund të sfidës", bën hyrjen e tij Mema, për të vazhduar më pas edhe me disa episode që lidheshin me individë konkret si Kale, Ngo, apo edhe rasti i Hoxhallari­t.

Kundërsulm­et - "Në një nga rastet e rrezikshme të miqve i kam folur Kalesë, sepse dorëzoi topin dhe ktheu shpinën. Do më vinte keq nëse kundërshta­ri do kishte shënuar nga një pakujdesi e jona".

Reagimi i Ngosë - Lidhur me nervozizmi­n e shfaqur nga bomberi anglez i bardhebluv­e, trajneri shpjegoi. "Ndoshta ka qenë nervoz me veten. Unë i dhashë dorën dhe ai ma dha dorën. Mund të ketë qenë nervoz dhe me mua. Kampionati është i gjatë dhe ka vend për të gjithë."

Rasti i Hoxhallari­t - Lidhur me një top të frenuar nga portieri i Teutës mbi vijën fatale dhe dyshimet për gol apo jo, Ardian Mema është i bindur se topi e kishte kaluar vijën. "Duhet parë mirë ai rast. Mendoj që ka qenë gol. Nuk dua gol me çdo kusht. Dua vetëm drejtësi. Kanë qenë 2 momente të dyshimta kundër nesh. Ka pasur dhe arbitër mbas portës. Ai mund ta shikonte mjaft mirë linjën e fundores", u shpreh pas barazimit 0- 0 me Teutën, kreu i bankinës bardheblu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania