Panorama (Albania)

SHKËMBI: NUK TREGUAM BESIM NDAJ TIRANËS

-

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, pranon barazimin në sfidën ndaj Tiranës. Gjithashtu, tekniku korçar evidentoi edhe problemet që hasi skuadra e tij në këtë duel, por beson se do të dijë që të korrigjojë gjërat. "Jam i kënaqur me rezultatin dhe deri diku me mënyrën si luajtëm. Pas pjesës së parë, kishim probleme. Në të dytën u shprehëm diçka më mirë. Patëm shanse për ta fituar takimin, siç pati edhe Tirana, ku goditi traversën. Efikasitet­i në sulm, problem për ne? Në çdo ndeshje po kërkojmë alternativ­a në fazën sulmuese, ku shpesh na mungon qetësia. Nuk më pëlqeu mosbesimi për të shënuar dhe për të goditur Tiranën. Na mungoi pasimi i fundit, por do ta korrigjojm­ë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania