Panorama (Albania)

"Magjistari" i pasimeve, Keidi Bare mahnit spanjollët në 2 javë

-

Mesfushori shqiptar, Keidi Bare, ishte titullar në ndeshjen e javës së dytë që Malaga luajti në Ligën e Dytë spanjolle, në shtëpi përballë Las Palmas. Fieraku ishte titullar për Malagën, ndërsa luajti 90 minuta, në barazimin 1- 1 të ekipit të tij. Paraqitja e Bares ishte mjaft pozitive, ndërsa ai ka arritur edhe një statistikë prej një lojtari të madh. Ai arriti një përqindje prej 94.8% të pasimeve të sakta, duke qenë një lojtar kyç në mesin e fushës së Malagës. Vetëm Rhiner i ekipit të Kadiz pati një përqindje më të lartë se shqiptari në këtë javë të dytë në Spanjë, prej 96.8%. Ndërkohë, në të gjitha ndeshjet e luajtura për një total prej 180 minutash, Bare ka qenë një lojtar mjaft i domosdoshë­m edhe në shkatërrim­in e aksioneve, duke rikuperuar plot 11 topa. Nga të dyja takimet e para, Bare ka arritur një përqindje prej 75% të pasimeve të sakta, apo thënë ndryshe, 3 në 4 pasime prej tij kanë qenë të suksesshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania