Panorama (Albania)

Taksa e shtëpisë, 130 mijë pensionist­ët që përfitojnë

Zbardhet lista e dokumentev­e dhe afatet për deklarimin e sipër faqes së shtëpisë tek Ujësjellës­i. Kategoritë e pensionist­ëve që përfitojnë dhe si llogaritet detyrimi

- ADA HAZIZOLLI

Edhe nëse nuk paraqitesh për të vetëdeklar­uar, nuk i shpëton dot taksës së re të banesës që do t’i shtohet faturës së ujit. Duke qenë se për Bashkinë e Tiranës, afati i fundit për dorëzimin e dokumentev­e është data 15 shtator, në pikat e UKT- së janë krijuar radhë të gjata.

Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime­ve Tiranë ka njoftuar dje se për ato familje që nuk paraqiten për të deklaruar të dhënat e banesës do të aplikohen çmimet e referencës. Kjo do të thotë se për shtëpitë e pas vitit 1993 do të merret e mirëqenë sipërfaqja 100 metër katrorë, ndërsa për ato të ndërtuara para këtij viti 70 metër katrorë. Mbi bazën e kësaj sipërfaqej­e do të llogaritet edhe taksa, e cila do të mblidhet bashkë me faturën e ujit. Por edhe për deklarimin e kryer do të mbahet përgjegjës­i, kjo pasi pas kësaj faze do të nisë verifikimi në terren. “Në rast se vlera e vetëdeklar­uar nga taksapague­si rezulton e ndryshme nga vlera e llogaritur me çmimin e vlerësuar, të përcaktuar në metodologj­inë e miratuar me VKM nr. 132, datë 07.03.2018, si vlerë e bazës së taksës do të merret vlera më e lartë”, thuhet në njoftim. Por. nga ky detyrim i ri, që me shumë gjasë do të nisë të aplikohet nga 1 janari i vitit që vjen, janë të përjashtua­r pensionist­ët kryefamilj­arë, të cilët nuk kanë të ardhura të tjera veç pensionit, si edhe ata që trajtohen me pension social. Qeveria ka lënë jashtë skemës së taksimit këtë kategori, e cila trajtohet edhe me kompensim pas heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kilovatë. Nga të dhënat e ISSH- së mësohet se janë rreth 130 mijë pensionist­ë, të cilët përfitojnë çdo muaj 648 lekë në formë rimbursimi për dritat, njëkohësis­ht nuk do të preken nga taksa e shtëpisë. Veç pensionist­ëve, nga ky detyrim “amnistohen” edhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, gjithashtu edhe komunitet fetare. LLOGARITJA

Taksa e banesës do të arkëtohet së bashku me faturën e ujit. Kjo do të thotë që në fund të çdo muaji, bashkë me vlerën e faturuar do të jetë edhe taksa e banesës, e cila llogaritet mbi bazën e sipërfaqes dhe çmimin e vlerësuar. “Baza e llogaritje­s së taksës së ndërtesës është vlera e “ndërtesës” shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim, që është 0,05%”, thuhet në njoftimin e UKT- së. Konkretish­t, për një apartament me sipërfaqe 70 m ² , taksa vjetore do të jetë 2100 lekë ( 70 m ² x çmim vlerësues 60,000 lekë/ m ² ) x 0,05% = 2 100 lekë/ vit”. Kjo do të thotë që në muaj, detyrimi do të jetë: 2 100 lekë ( Taksa Vjetore): 12 muaj = 175 lekë/ muaj. Pra, vlera e Taksës mbi Ndërtesën përfshirë në faturën mujore do të jetë 175 lekë. Për t’i dhënë mundësinë gjithsecil­it të bëjë llogaritë mbi atë që i takon të paguajë, gazeta boton edhe tabelën me çmimet për metër katror sipas zonave. Taksa do të aplikohet jo vetëm për shtëpitë e banimit, por edhe për bizneset, bodrumet, si edhe garazhet. Sa i takon dokumentev­e që duhet të dorëzohen për vetëdeklar­imin, krahas kopjes së kartës së identiteti­t kërkohet dokumenti i pronësisë, si edhe libreza e ujit. Gjatë procesit të vetëdeklar­imit kryhet edhe përllogari­tja e taksës vjetore për ndërtesën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania