Panorama (Albania)

Pyetjet që djegin kompensimi­n, lista me 25 mijë pronarë e sa para merr secili

"E këshillova të thërrasë djalin nga Greqia ku ndodhet dhe t'i thotë të likuidojë lidhjen me të fejuarën"

- AFRIM IMAJ Vijon nga numri i kaluar

Takimet misterioze Hoxha- Shehu në shtator të vitit ' 81, për çështjen e fejesës së djalit të këtij të fundit, kanë vijuar pa ndërprerë disa ditë me radhë.

Maratona e tyre, e nisur në 11 shtator, ka vazhduar të nesërmen, me të njëjtin preokupaci­on. Si rrallëherë tjetër në takime të këtij lloji, Hoxha ka evituar praninë e Haxhi Kroit, sekretarit personal, që bënte në çdo rast dokumentim­in e bisedës, sado sekrete të ishte, duke zgjedhur ta bënte vetë këtë punë. "Bisedova prapë me Mehmetin për problemin e koklavitur të djalit të tij, Skënderit", shkruan Hoxha në ditar për takimin me Shehun më 12 shtator ' 81 dhe, sikundër për takimin e një dite më parë, s'përmend çështjet e debatuara aty, por preferon t'i rezervojë, siç thotë, në kasafortën personale. Në dorëshkrim­in e tij për bisedën e 12 shtatorit, Hoxha bën të ditur se takimi ishte kërkuar me ngulm nga Shehu, i cili pas reflektimi­t mbi problemet e bëra prezente një ditë më parë, sforcohej të sqaronte pozicionin e vet dhe të familjarëv­e të tjerë në fejesën e gabuar. "Mehmeti, i alarmuar dhe me sy të errësuar nga sentimenta­lizmi i sëmurë karshi fëmijëve, shkruan Hoxha, duke bërtitur me duar, thoshte: Jo, shoku Enver, unë kam faj, vetëm unë kam faj, unë e bëra këtë, djali erdhi më pyeti etj., etj". Por përpjekja e Shehut për të lehtësuar nga përgjegjës­ia të birin dhe bashkëshor­ten nuk ka funksionua­r deri në fund. Hoxha, i vëmendshëm ndaj strategjis­ë së tjetrit, ia ka prerë qysh në fillim, madje me një lloj nervi. ' E laç të mbaronte dhe të pushonte të qarit, shënon Hoxha në ditar, pastaj i them: Shif Mehmet, ti dhe Fiqretja, s'ka asnjë dyshim që keni bërë faj të rëndë, por ka faj edhe djali, Skënderi, i cili ka bërë dhe skandale të tjera'. Debati i çelur një ditë më parë, ka vazhduar kështu katër orë pa ndërprerje. Në përballjen e pazakontë, përveç përpjekjes së Hoxhës për ta bindur tjetrin për prishjen e fejesës, ' me gjakftohtë­si dhe pa dhimbje për Partinë', bie në sy qasja e fshehtë e kreut të Partisë për t'i lënë të kuptonte Shehut se tashmë ky i fundit nuk po dëshmonte më besnikëri.

Në numrin e kaluar publikuam tekstin e plotë të bisedës Hoxha- Shehu më 11 shtator 1981. I vetmi fakt që më së shumti paramendoh­ej për këtë takim, ka të bëjë me porositë e Hoxhës për prishjen e fejesës së gabuar. Ka sakaq një pohim tjetër, sipas të cilit, takimi sekret i asaj pasditeje vjeshte ka shënjuar fillimin e likuidimit të Shehut dhe ngritjen e Ramiz Alisë. Sidoqoftë, qasje të tilla, sado bindëse, mbeten në kufijtë e hipotezave. Ajo që dihet është tatëpjeta e vrullshme e Mehmet Shehut pas bisedës misterioze të premten e zezë të 11 shtatorit 1981. Pështjelli­met e papritura në familjen e ish- Kryeminist­rit në fillimin e vjeshtës së atij viti, në një mënyrë apo një tjetër, konturuan dimensione­t e një intrige vrastare. Kronologji­a e tyre fillon me lajmin e mirë që Shehu merr nga i biri, mbrëmjen e 31 gushtit, lidhur me vendimin për t'u fejuar me një vajzë të njohur në Tiranë. Ish- Kryeminist­ri gëzohet që më së fundi i biri, të cilin e kishte pikë të dobët, po bënte zgjedhjen e shumëpritu­r, por njëherazi tronditet kur mëson biografinë e papërshtat­shme të vajzës që ka zgjedhur. Nusja që do kapërcente portën e vilës kryeminist­rore, vinte nga radhët e volejbolli­steve të "Dinamos" dhe ishte vajza e një profesori të njohur të Universite­tit të Tiranës, që flitej se kishte llogari të hapura me regjimin. I njohur edhe zyrtarisht nga Sigurimi i Shtetit me problemet biografike të nuses, Shehu e shpalli fejesën po atë javë, pa pyetur këtë radhë as Hoxhën. Ceremonia e fejesës, por sidomos vizita e çiftit Hoxha që e uroi ndër të parët në shtëpi, i fashiti deri diku dilemat e Kryeminist­rit për profilin politik të nuses së të birit. Deri këtu, Hoxha nuk di asgjë për atë çfarë stononte në lidhjen e djalit të Shehut. "Vamë uruam Mehmetin dhe Fiqireten për Nelin që u fejua", shkruan ai telegrafis­ht në shënimin e datës 3 shtator 1981. Vetëm pesë ditë më vonë, Hoxha ndërron befas kryekëput mendje për fejesën e porsaceleb­ruar. Njeriu që guxoi t'i tregojë të vërtetën, siç dëshmon Hoxha në dorëshkrim­et e tij, është Ramiz Alia, një nga liderët e rëndësishë­m të Partisë që deri në atë kohë nuk ishte shquar ndër të tjerët për protagoniz­ëm të lartë. "Bisedova me shokun Ramiz, shkruan Hoxha në ditar për takimin e datës 8 shtator 1981, ai e dinte fejesën e djalit të Mehmetit me çupën e Turdiut dhe më tregoi mbi përbërjen me plot armiq të familjeve Turdiu dhe të Pipajve". Nga ky moment, Kryeminist­ri dhe familja e tij e shikojnë veten në një duel pa fund. Hoxha, që i kishte besuar Shehut drejtimin e qeverisë për 27 vite me radhë, jo vetëm s'mund ta falë për rrëshqitje­n në "batakun e armikut të klasës", por vështron përtej saj. Takimi i 11 shtatorit ' 81 është vetëm stacioni i parë i dyluftimit Hoxha- Shehu. Një tjetër i tillë, i panjohur më parë, është ai i një dite më vonë, të cilin e botojmë sot të plotë sipas dorëshkrim­it që ka koleksionu­ar Hoxha në dosjen e tij personale...

Reflektova mbi këtë çështje kaq të rëndë dhe vendosëm tok me Fiqretin ta thërrasim djalin nga Athina ( Pse shkoi tok me ekipin e volejbolli­t të "Dinamos" për të reja, ku bënte pjesë edhe vajza e Turdiut, e fejuara në fjalë e Nelit, i cili nga Athina do shkonte në Suedi ku mëson) dhe t'ia shtrojmë çështjen dhe ta likuidojmë". I them që këtë zgjidhje do të këshilloja edhe unë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dorëshkrim­it
Faksimile e dorëshkrim­it
 ??  ?? ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU
ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania