Panorama (Albania)

PD: Janë dhjetëra individë me rekorde kriminale

“Rasti ‘ Kajmaku’ tregon krizën, në të cilën ndodhet Prokuroria”

-

Partia Demokratik­e theksoi dje se lista e zyrtarëve të lartë në bashkitë e vendit, që janë subjekt i ligjit të dekriminal­izimit është edhe më e lartë. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzoi Ramën se po mbështet individ me të shkuar kriminale si edhe ka kandiduar për postin e kryetarëve të bashkive individ me rekorde kriminale. “Partia Demokratik­e po shqyrton të gjitha rastet, bëhet fjalë për dhjetëra individë me rekorde kriminale të garuar nga Edi Rama, të kandiduar nga Edi Rama, sigurisht nuk janë as kryebashki­akë, as këshilltar­ë, janë pjesë e një procesi antikushte­tues. Por për të qëndruar te Jorgo Kajmaku dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës. Ka 24 orë që Partia Demokratik­e ka publikuar dokumentet zyrtare që provojnë se Jorgo Kajmaku është në shkelje të Ligjit të Dekriminal­izimit dhe sot duhet të ishte marrë si i pandehur nga Prokuroria. Dua po kështu të dënoj heshtjen e Prokuroris­ë, e cila si një shtojcë e pushtetit të Edi Ramës sa herë që i duhet Edi Ramës për propagandë, bën lëvizje propagandi­stike, por edhe ajo ka 24 orë që hesht”, theksoi Basha duke vijuar akuzat ndaj Prokurores së Përgjithsh­me të Përkohshme, Arta Marku. “Rekordet zyrtare që provojnë që Jorgo Kajmaku është një person me llogari të hapura me drejtësinë greke janë publikuar, kjo e bën atë automatiki­sht përgjegjës para drejtësisë shqiptare, para ligjit shqiptar e në veçanti para ligjit për Dekriminal­izimin dhe Kodin Penal. Kanë 24 orë që heshtin. Heshtja e Edi Ramës dhe e Prokuroris­ë tregojnë fare qartë se Jorgo Kajmaku është kandiduar me dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës, edhe kur ky i fundit kishte të njëjtat fakte dhe dinte të njëjtat të vërteta që sot i di çdo shqiptar, që ai ishte një person i cili sipas ligjit të dekriminal­izimit nuk mund të kandidohej, jo vetëm kaq, por ishte një person i cili duhet dhe ka llogari të hapura tashmë jo vetëm me drejtësinë greke, por edhe me drejtësinë shqiptare. Tregon po kështu krizën e thellë në të cilën ndodhet Prokuroria shqiptare dhe paralizën e sistemit të drejtësisë.”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania