Panorama (Albania)

“Fiqreti hiqet parimore, por ka bërë plot skandale”

"Në Tiranë flasin keq për Skënderin, por edhe për djemtë e tjerë"

-

Takimi i dytë Gabimi i rëndë politik i shokut Mehmet Shehu E shtunë, 12 shtator 1981

Po paradite më kërkoi pikëpjekje dhe e prita në zyrë. Ishte shumë i emocionuar, filloi të qajë e të thotë: Kam bërë gabim të rëndë politik, si e bëra unë këtë etj. Reflektova mbi këtë çështje kaq të rëndë dhe vendosëm tok me Fiqretin ta thërrasim djalin nga Athina ( Pse shkoi tok me ekipin e volejbolli­t të ' Dinamos' për të reja, ku bënte pjesë edhe vajza e Turdiut, e fejuara në fjalë e Nelit, i cili nga Athina do të shkonte në Suedi ku mëson) dhe t'ia shtrojmë çështjen dhe ta likuidojmë". I them këtë zgjidhje do të këshilloja edhe unë. Djalit i them, i cili është anëtar Partie, të mos bëjë më gabime të tilla.

Mehmeti, i alarmuar dhe me sy të errësuar nga sentimenta­lizmi i sëmurë karshi fëmijëve, duke bërtitur me duar thoshte: "Jo, shoku Enver, unë kam faj, vetëm unë kam faj, unë e bëra këtë, djali erdhi më pyeti etj., etj., të tilla historia".

E laç të mbaronte dhe të pushonte të qarit, i them: Shif Mehmet, ti dhe Fiqretja s'ka asnjë dyshim që keni bërë faj të rëndë dhe është mirë që të vret ndërgjegjj­a, por ka faj edhe djali.

"Jo, shoku Enver, s'ka faj as Fiqreti, as djali, gabimin e kam bërë unë, fajin e kam unë, e përsëri, e përsëri".

Jo, i them, nuk mund ta pranoj, e para që Fiqreti që më hiqet aq parimore, që ka bërë gati skandal në shkollën e Partisë për djalin a çupën që e fejoi me një person që ishte larg, të kish këtë biografi të Turdive dhe Pipajve, me profesor Sotir Manushin, dhe tash vjen e më thua që s'ka faj Fiqreti. Ajo është mëmë e djalit, shoqja tënde, anëtare e Komitetit Qendror, drejtoresh­ë e Shkollës së Partisë ku mësohen dhe rrënjosen normat e moralit komunist.

E dyta, djali ka faj që duke e ditur nga ishte vajza dhe guxoi të vinte te ti të ta propozonte dhe t'ia aprovoje, siç ia aprovove. Jo, i them Mehemtit, nuk mendon drejt, është mendim i sëmurë ndaj fëmijëve të tu dhe në vend t'i shëroç, po i dëmton. Djali tënd, që është anëtar Partie ka bërë dhe skandale të tjera, i janë vënë në dukje nga Partia, por veprimet e tij po shfajësohe­n dhe zbuten në familje nga ju. Duhet të bëni shumë kujdes me fëmijët se flasin jo mirë si për këtë, si për Bashkimin dhe gruan e tij. Armiku i ka në shenjë fëmijët e udhëheqjes.

Është mirë që t'i njohëç gabimet e tua ndaj shokëve dhe Partisë dhe të analizosh pse i bëre, por popullit dhe bazës që po flet nuk do vemi t'u themi se fajin e ka Mehmet Shehu, se kjo është e dëmshme për Partinë, por në sy të botës, fajin e ka djali dhe askush tjetër dhe kjo është një pjesë e së vërtetës. Ti të vret ndërgjegjj­a, më thua ndaj djalit. Në qoftë se ti ia ke imponuar, atëherë të të vrasë ndërgjegjj­a, po si më thua ti, edhe ai, edhe ti, Sigurimi ju vuri në dijeni për gjendjen e familjes së nuses. Ju as i vlerësuat fare këto të dhëna dhe vepruat në kundërshti­m me vijën e Partisë në çështjen e luftës së klasave.

Prandaj, i them Mehmetit, kështu gjykojeni këtë problem, ky gabim u bë, duhet të zgjidhet me gjakftohtë­si dhe pa dhimbje për Partinë. 12.9.1981 Viojn...

 ??  ?? Faksimile e dorëshkrim­it
Faksimile e dorëshkrim­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania