Panorama (Albania)

Xof "ngre në qiell" Strakoshën, portieri në skuadrën e javës

-

Tomas Strakosha e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin futbollist­ik në Serinë A. Portieri i Kombëtares shqiptare ishte një nga lojtarët më të mirë të Lacios në fitoren që këta të fundit arritën kundër Sampdorias dhe falë pritjeve të tij ka arritur të zërë një vend në formacioni­n ideal të javës së parë. "SofaScore" e ka vlerësuar gardianin kuqezi si portierin më të mirë në formacioni­n 3- 4- 3, i cili ka arritur të marrë një notë shumë të lartë ( 8.7). Në katërkëndë­shin e skuadrës ideale të javës së parë është zgjedhur portieri i Lacios, ndërsa përpara tij qëndrojnë Shkrinjar, Kielini dhe Bekao. Në mesfushë janë Insinje, Brozoviç, Pulgar dhe Antonio Kandreva, ndërsa sulmi përbëhet nga Imobile, Xheko dhe Luis Muriel. E VLERËSON LEGJENDA

Golat janë ata që mbahen mend në një ndeshje futbolli, por në sfidën mes Sampdorias dhe Lacios nuk mund të kalonte pa u vënë re një pritje spektakola­re që portieri shqiptar bëri ndaj Vieras. "Corriere Della Sera" shkruan se Strakosha është një nga portierët më të nënvlerësu­ar në Itali. "Duhet t'i japim hakun dhe atë që meriton. Shpeshherë e nënvlerëso­jmë shumë, ne ekspertët dhe tifozët e Lacios. Sigurisht që duhet të përmirësoh­et në daljet e tij dhe në përgjithës­i në kontrollin e zonës së portës, por mes dy shtyllave është një nga më të mirët. Nuk duhet të harrojmë që po flasim për një portier shumë të ri, 24 vjeç, i cili ka numra shumë të rëndësishë­m në karrierë: 95 ndeshje në Serinë A, 14 në Europa Ligë, 15 në Kupën e Italisë dhe 1 në finalen e Superkupës në vitin 2017 të fituar kundër Juventusit. Në vlerësimet e gazetave ishte nga të parët e ' klasës'. Nota më e lartë është ajo thënie e legjendës italiane, Dino Xof për shqiptarin: Sigurisht që i duhet të përmirësoh­et, por ai është një siguri në portë dhe po konfirmohe­t shumë i rëndësishë­m për skuadrën e Inzagit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania