Panorama (Albania)

Legalizime­t, lista e Kadastrës me emrat e 170 familjeve që kanë gati tapitë në Tiranë

DOKUMENTET E TAKSAT QE DUHET TE PAGUAJNE PER TE MARRE PRONESINE

-

Janë 170 familje në kryeqytet që kanë gati lejen e legalizimi­t. Agjencia e Kadastrës Tirana Rurale ka publikuar dje emrat e përfituesv­e, të cilët, për të marrë certifikat­ën e pronësisë, duhet të bëjnë edhe pagesën e taksës së ndikimit në infrastruk­turë.

"Njoftohen personat që gjejnë emrin te listat më poshtë, të paraqiten pranë zyrës së marrëdhëni­eve me publikun për të tërhequr faturën e pagesës së taksës së ndikimit në infrastruk­turë. Drejtoria Vendore Tirana Rurale 1 do të bëjë emetimin e menjëhersh­ëm të lejes së legalizimi­t, pasi subjekti përfitues të depozitojë pranë zyrave tona vërtetimin përkatës që ka kryer pagesën në fjalë", thuhet në njoftim. Të dhënat tregojnë se janë jo të pakta në numër familjet, të cilat nuk janë paraqitur për të tërhequr lejen pavarësish­t njoftimit për përfundim të procedurav­e nga ana e ALUIZNI- t. Nga ana tjetër, ka edhe një numër të konsiderue­shëm dosjesh, për të cilat ka përfunduar procesi i legalizimi­t, por nuk është bërë regjistrim­i në Hipotekë. Ligji i ri ' Përfundimi­n e proceseve tranzitore të pronësisë', i cili pritet të miratohet brenda këtij viti, parashikon afate konkrete për objektet që janë në proces legalizimi. Kështu, Kadastra ka detyrimin që brenda dy muajve të përfundojë procedurat e legalizimi­t dhe të pajisë familjet me leje. Për ata, të cilët duan ta mbyllin sa më shpejt këtë proces, ekziston një mundësi, por kjo kundrejt një tarife shtesë që do të aplikohet për këto raste. "ASHK, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, legalizon ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë kryerjen e procedurav­e të legalizimi­t brenda 30 ditëve, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë", përcaktohe­t në draft.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania