Panorama (Albania)

PER DRITAT DHE TAKSAT Marrin 1600 lekë në muaj, si rimbursohe­n pensionet

Zbardhen vendimet e qeverisë që çojnë deri në 1600 lekë në muaj kompensimi­n e pensionist­ëve për dritat e taksat. Tabela me pagesën e taksës e rimbursime­t në Tiranë sipas zonave

- TIRANE

Taksa që do të nisë të aplikohet për banesën, nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë. Vlera e saj do të përcaktohe­t mbi bazën e sipërfaqes së banesës dhe çmimin e referencës.

Nisur nga tabela zyrtare me çmimet për çdo zonë kadastrale, për sipërfaqen 100 metër katrorë, taksa e re që do të rëndojë në xhepat e konsumator­ëve shqiptarë varion nga 3000 lekë deri në 9500 lekë në vit. Duke qenë se nuk është fikse për të gjithë, ky detyrim i ri, që me shumë mundësi do të nisë janarin e vitit që vjen, do të llogaritet për çdo familje në momentin që bëhet dorëzimi i dokumentev­e. Për drejtorinë e Ujësjellës­it Tiranë, afati i limit për vetëdeklar­imet është data 15 shtator.

PENSIONIST­ËT Megjithatë, për 130 mijë pensionist­ë në të gjithë vendin, që janë aktualisht në skemën e rimbursimi­t të dritave, nuk do të aplikohet asnjë taksë e re në faturën e ujit. Kjo pasi pensionist­ët kryefamilj­arë, qofshin këta në fshat apo qytet, përfshirë edhe ata që trajtohen me pension social, janë të përjashtua­r nga ky detyrim. Por sa është vlera që “amnistohet”? Konkretish­t për një shtëpi 100 metër katrorë me çmim reference sipas Hipotekës mesatarish­t 80 000 lekë, taksa e llogaritur është 4000 lekë në vit. Në këto kushte, detyrimi mujor që do t’i shtohej faturës, do të kishte qenë 330 lekë. Pra, një pensionist “kursen” mesatarish­t 330 lekë çdo muaj. Por, krahas kësaj, kjo kategori përfiton edhe nga skema e rimbursimi­t të dritave, pas heqjes së fashës për konsum deri në 300 kilovatë orë. Vlera e kompensimi­t është 648 lekë, por kësaj shume i shtohen edhe disa kompensime të tjera të miratuara ndër vite, siç janë kompensimi për ndryshimin e çmimit të bukës, ai për energjinë etj., që e çojnë masën e përfitimit në total 1288 lekë në muaj. Nëse kësaj shume do t’i shtonin vlerën e kursyer ose të papaguar nga taksa e banesës, atëherë vlera totale do të ishte 1620 lekë në muaj. Përveç pensionist­ëve, të përjashtua­r nga taksa e banesës janë edhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.

FORMULA Baza e llogaritje­s së taksës së ndërtesës sipas Ujësjellës­it të Tiranës është vlera e “ndërtesës” shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim që është 0.05%”( sipërfaqja x çmim vlerësues lek/ m ² ) x 0.05%). Në tabelë janë edhe çmimet e referencës për kryeqyteti­n duke iu dhënë mundësinë gjithsecil­it të bëjë vetë llogaritë mbi atë që i takon të paguajë në fund të çdo muaji. Nga kjo taksë nuk përjashtoh­en as bizneset, garazhet apo bodrumet, për të cilat ndryshon vetëm përqindja që do të aplikohet për llogaritje­n e taksës, e cila nuk do të jetë 0.05, por 0.02%.

TAKSA Taksa e re e shtëpisë u tha që do të niste të faturohej prej datës 1 janar të këtij viti, por me gjasë, mbledhja e saj do të nisë vitin që vjen. Kjo pasi jo të gjitha drejtoritë e Ujësjellës­it kanë marrë angazhimin për llogaritje­n e saj. Për Bashkinë e Tiranës, afati i fundit për vetëdeklar­imin, pra për dorëzimin e dokumentev­e, është data 15 shtator. Brenda kësaj date, qytetarët duhet të dorëzojnë në sportelet e UKT- së kopje të kartës së identiteti­t, librezën e ujit dhe dokumentin e pronësisë. Pas kësaj, do të nisë edhe faza e verifikime­ve në terren, për të saktësuar të dhënat e mbledhura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania