Panorama (Albania)

Abuzimi me biletat, pranga 3 biznesmenë­ve të urbanëve

Për të shmangur detyrimet tatimore, disa shoqëri të transporti­t urban në Tiranë prodhonin bileta false dhe i hidhnin në treg

-

Prodhonin bileta false autobusi, arrestohen 8 persona, ndër ta edhe administra­torë të shoqërive të transporti­t në Tiranë.

Duke iu referuar njoftimit zyrtar të Policisë, arrestimet u kryen si rezultat i një operacioni të nisur disa kohë më parë dhe të koduar "Bileta e falsifikua­r". Gjatë operacioni­t, janë sekuestrua­r 150 mijë bileta që do të shiteshin në urbanët e Tiranës. Zyrtarisht, Policia nuk bëri të ditur emrat e tyre, por burime konfirmuan se në pranga kanë rënë, Fatos Vrapi, me detyrë administra­tor dhe ortak i shoqërisë së transporti­t "AlbaTrans" dhe bashkëshor­tja e tij, Albana Vrapi, administra­tore dhe ortake, të dy janë bashkëpron­ar të linjave të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës; Evis Vora, i cili ka në pronësi linjën e Porcelanit; Lulëzim Allaraj, dispeçer i një linje autobusësh; Aldi Duka, 39 vjeç, me detyrë dispeçer i një linje autobusësh; Klodiana Qato, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusësh. Në pranga përfunduan edhe babë e bir, Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, të cilët janë ortakë në linjën e Tiranës së Re. "Në kuadër të Planit të Masave ' Mbi informalit­etin në turizëm, ndërtim, hidrokarbu­re, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal', sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, pas një hetimi njëmujor me metoda speciale të hetimit, për goditjen e evazionit fiskal dhe informalit­etit, finalizoi operacioni policor ' Bileta e falsifikua­r', duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve 8 persona", njoftoi Policia.

OPERACIONI

Sipas Policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunu­ar me njëri- tjetrin kanë falsifikua­r bileta të transporti­t urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transporti­n urban në qarkun Tiranë. Duke përdorur bileta urbani të falsifikua­ra dhe jo të prodhuara në Shtypshkro­njën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim, ata kanë përfituar shuma të konsiderue­shme monetare. "Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogari­tet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve", tha Policia. Gjatë kryerjes së veprimeve procedural­e, janë sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale 150 000 bileta urbani të falsifikua­ra, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja. Gjithashtu, u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale: një automjet i markës "Masserati", 4 aparate celularë në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndryshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi, si dhe dokumente të tjera me shënime të ndryshme.

HETIMET

Policia bën me dije se hetimet për rastin janë duke vazhduar dhe se Prokuroria e Tiranës, në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, vijojnë me veprimet procedural­e për zbardhjen e plotë të skemës dhe bashkëpunë­torëve. "Vazhdojnë hetimet me intensitet për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale", shkruhej në njoftim. Prokuroria e Tiranës ka ngritur tri akuza për të arrestuari­t. "Materialet procedural­e u dërguan në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërme­ndur, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Falsifikim­i i letrave me vlerë" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", bëri të ditur Policia.

 ??  ?? Biletat false të sekuestrua­ra
Biletat false të sekuestrua­ra
 ??  ?? Ferdinand Ibrahimi, administra­tor i linjës së Unazës e pronar i “Ferlutit”
Ferdinand Ibrahimi, administra­tor i linjës së Unazës e pronar i “Ferlutit”
 ??  ?? Albana Vrapi, administra­tore e “AlbaTrans”
Albana Vrapi, administra­tore e “AlbaTrans”
 ??  ?? Fatos Vrapi, administra­tor i “AlbaTrans”
Fatos Vrapi, administra­tor i “AlbaTrans”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania