Panorama (Albania)

Basha: Rama mbron të inkriminua­rit, kod heshtjeje si mafiozët

"Me heshtjen e tij, Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë e hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet"

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, akuzoi dje Kryeminist­rin Rama se po i qëndron në mbrojtje Agim Kajmakut dhe personave të tjerë të dalë me rekorde kriminale.

Në një postim në "Facebook", Basha i krahasoi veprimet e Ramës me "Omertën", kodin e heshtjes së mafias. "Si në çdo organizatë kriminale, edhe në grupin e strukturua­r kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes, që në zhargonin mafioz njihet si ' omerta'. Omerta për bankomatin personal Dako, omerta për Pjetrin, omerta për Jorgo Kajmakun, omerta për milionat e vjedhur shqiptarëv­e dhe miliona të tjerë të shpenzuar për luks pushtetarë­sh, kur shqiptarët zhyten në papunësi dhe varfëri", theksoi kryedemokr­ati Basha. Në vijim të akuzave të tij, Basha theksoi se Rama po grabit parat e qytetarëve shqiptarë nëpërmjet personave që sipas tij janë me rekorde kriminale. "Me heshtjen e tij, Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit", tha Basha duke shtuar se zgjidhja është largimi i Ramës nga qeveria. "Por, sa kohë Edi Rama është në zyrën e Kryeminist­rit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, as punësim, as mirëqenie, sepse pushtetarë­t e korruptuar, kriminelët dhe oligarkët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët. Hajduti Psikik përbën rrezik për jetën, mirëqenien dhe sigurinë e çdo familjeje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën", u shpreh Basha. Reagimi i kryetarit të PD- së erdhi pasi prej disa ditësh, opozita ka vendosur në pozitë të vështirë maxhorancë­n me disa kryetarë bashkie, që, sipas saj janë subjekt i ligjit të dekriminal­izimit, ku për njërin prej tyre kjo gjë edhe u faktua.

 ??  ??
 ??  ?? META, RAMA DHE BASHA
META, RAMA DHE BASHA
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama me Agim Kajmakun
Kryeminist­ri Rama me Agim Kajmakun

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania