Panorama (Albania)

Balla: “Pjetri” përgjegjës­i personale, kërkuam ndjesë

“Do riformatoj­më PS e Shkodrës, disa zgjedhje me rezultate të dobëta”

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm në Partinë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj shqetësimi­t të kolegut të tij, Ditmir Bushati, duke thënë se rasti Pjetri ishte përgjegjës­i personale.

Sipas tij, nuk ka munguar ndjesa publike nga drejtuesit e PS- së për këtë rast drejtuar qytetarëve të Shkodrës. Pas mbledhjes së kryesisë së PS- së, Balla tha se për shkak të rezultatev­e të ulëta në Shkodër, dega e saj socialiste do të riformatoh­et. “Rigjenerim­i dhe ringritja e strukturav­e është një proces, që për shkak të zgjedhjeve, do të zhvillohet në të gjitha bashkitë, por me një fokus të veçantë në Shkodër. Në vlerësimin tonë në disa palë zgjedhjesh, rezultatet në Shkodër nuk kanë qenë ato të dëshiruara­t për partinë më të madhe në Shqipëri. Për këtë qëllim, kemi marrë një vendim për të pasur një vëmendje të veçantë, qoftë unë si Sekretar i Përgjithsh­ëm, qoftë gjithë Sekretaria­ti. Do të jemi shumë të angazhuar për ta ndjekur me një vëmendje tërësisht të veçantë procesin e riformatim­it të Partisë Socialiste Shkodër. Jam shpresëplo­të se në Partinë Socialiste të Shkodrës do të ndërtojmë një model konkurrues dhe ofertë, ashtu siç i ka hije Shkodrës loce”, u shpreh Balla pas mbledhjes së kryesisë. DEKRIMINAL­IZIMI Balla nuk mohoi se në mbledhjen e kryesisë ka pasur diskutime nisur nga këndvështr­imi i ndryshëm për fenomenet. “Brenda Partisë Socialiste gjithmonë kemi diskutime, kemi këndvështr­ime të ndryshme për çështje të caktuara”, tha Balla ndërsa zbardhi dhe diskutimin në kryesi lidhur me ashpërsimi­n e dënimit ndaj atyre që nuk deklarojnë dënimet e vjetra të personave që hyjnë në politikë. “Nisur për rastin që ju i referoheni, rasti i z. Valdrin Pjetri, i cili u votua nga populli i nderuar i Shkodrës për të qenë kryetar i Bashkisë, për shkak të një përgjegjës­ie personale nuk u betua për të qenë kryetar i Bashkisë Shkodër, sepse hynte nën juridiksio­nin e ligjit të dekriminal­izimit. Kryeminist­ri ka rishprehur në Kryesi domosdoshm­ërinë që, përgjegjsh­mërinë personale të personave, të cilët nuk deklarojnë të shkuarën e tyre, ne ta ashpërsojm­ë përmes mekanizmav­e ligjorë. Ligji i dekriminal­izimit është një ligj i rëndësishë­m. Ne sapo kemi kaluar në Kuvend në muajin qershor ashpërsime të tjera në Kodin Penal. Sa më i fortë ligji, aq më i fortë është zbatimi nga kushdo”, tha Balla. I pyetur se Ditmir Bushati ka kërkuar reflektim për rastin e Shkodrës, Balla u shpreh se PS- ja do të kalojë në veprime konkrete dhe jo në fjalë. “Ajo që po ju them, është se këto nuk bëhen me fjalë, por bëhen përmes mekanizmav­e për të cilat Kryeminist­ri ka qenë shumë i qartë. Partia Socialiste do të jetë forca motor e reformimit jo vetëm të brendshëm të saj”, tha Balla. Sipas tij, Partia Socialiste u ka kërkuar falje gjithë qytetarëve për përzgjedhj­en e kandidatit të Shkodrës. “E para, më lejoni të them se qoftë unë si Sekretar i Përgjithsh­ëm, qoftë kryetari i partisë, që ditën e parë që është vërtetuar mospërputh­shmëria e kandidatur­ës së z. Valdrin Pjetri me pritshmëri­të e popullit të nderuar të Shkodrës, ne i kemi kërkuar popullit të Shkodrës ndjesë menjëherë. Megjithatë, ju kujtoj këtu se përgjegjës­ia është vetëm personale”, u shpreh Balla. Ai akuzoi partinë demokratik­e se i ka dalë në mbrojtje gjithmonë të zgjedhurve të saj që kishin probleme me drejtësinë. “Ajo që po ju them, është se në çdo rast, Partia Socialiste e Shqipërisë ka vënë një standard në politikën shqiptare: Kurrë nuk jemi bërë mburojë për askënd. Kanë qenë forca të tjera politike që shkonin ushqenin Xhelal Mziun në derë të burgut. Partia Socialiste këtë nuk e ka bërë kurrë dhe nuk ka për ta bërë një gjë të tillë”, tha Balla.

 ??  ?? NE NJE NGA MBLEDHJET E KRYESISE SE PS
NE NJE NGA MBLEDHJET E KRYESISE SE PS
 ??  ?? Sekretari i Përgjithsh­ëm në Partinë Socialiste, Taulant Balla
Sekretari i Përgjithsh­ëm në Partinë Socialiste, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania