Panorama (Albania)

Briselda Kadia: Drejtorët e Shkodrës do japin dorëheqjen

“Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësue­sit”

-

Kryeminist­ri Rama i kërkoi dje të gjithë drejtorëve të institucio­neve të Bashkisë së Shkodrës që të japin dorëheqjen. Të gjithë drejtorët kishin mbërritur dje në Tiranë dhe zhvilluan një takim në selinë rozë pak para nisjes së mbledhjes së kryesisë socialiste. Ata janë parë të dalin nga dera e pasme e godinës, të mërzitur e kokulur, duke folur me njëri- tjetrin e duke tymosur cigare, duke treguar në këtë mënyrë edhe klimën e takimit që kishin patur me Kryeminist­rin Rama. Atyre u është kërkuar që të japin dorëheqjen en bloc, pa zhvilluar më parë një analizë të rezultatev­e të punës së gjithsecil­it. Dy ditë më parë, gjatë takimit që zhvilloi në Shëngjin me drejtuesit e Rajonit të Veriut, Rama kishte kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të Shkodrës duke i cilësuar “të mbaruar”. Duke folur për performanc­ën e dobët në krye të disa drejtorive të rëndësishm­e, si Posta, Tatimet, Kadastra, Transporti, Arsimi, Shëndetësi­a etj., në Qarkun e Shkodrës, Kryeminist­ri Rama ka kërkuar shkarkimin e tyre dhe emërimin në vend të tyre vetëm të zonjave. Burime nga takimi thanë se Rama është shprehur se “gratë janë më të përgjegjsh­me në detyrë dhe janë më të përkushtua­ra, ndërsa burrat e kanë mendjen te ryshfetet”, nisur kjo nga informacio­ni për mitmarrje për një nga këta drejtues. Pas takimit të djeshëm në selinë e PS- së, Kryeminist­ri urdhëroi kryetaren e re të Këshillit bashkiak të Shkodrës, Briselda Kadia, e zgjedhur pak ditë më parë mes debatesh brenda këshilltar­ëve socialistë, që të komunikojë me mediat, si autoriteti i vetëm i pushtetit në këtë bashki. E emocionuar para kamerave, Kadia u shpreh se drejtorët do të dorëhiqen dhe se ata do të zëvendësoh­en me gra, ndërsa përzgjedhj­a e tyre do të bëhet nga komisione qytetare dhe jo nga ministritë nga të cilat varen. “Të gjithë drejtorëve të Bashkisë Shkodër iu komunikua se duhet të japin dorëheqjen, në mënyrë që të kemin një ristartim të të gjithë procesit në këtë bashki. Vendet vakante do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucio­neve. Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësue­sit. Prioritet do kenë gratë për të qenë drejtuese të këtyre institucio­neve”, u shpreh Kadia para selisë rozë.

 ??  ?? Drejtorët e Qarkut Shkodër, pas takimit me Ramën
Drejtorët e Qarkut Shkodër, pas takimit me Ramën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania