Panorama (Albania)

Bushati, kritika Ramës: Shkarkimet në masë s’kanë asnjë lidhje me rastin ‘ Pjetri’

Dekriminal­izimi, Bushati: Kemi para nesh pikën e derdhjes për një fenomen që duhet ta trajtojmë në mënyrën më agresive të mundshme

- DITMIR BUSHATI

Ne kemi pasur një diskutim në PS, ku çështje ka qenë edhe situata në Shkodër e krijuar pas 30 qershorit. Unë i kam drejtuar një letër kryesisë së Partisë Socialiste për shqetësime­t që kam ngritur për situatën atje.

E vërteta është që me delegimin tim në 2016- n, disa fenomene i kam trajtuar brenda familjes sime politike. Mendoj se me rastin e fundit në Shkodër, kemi para nesh pikën e derdhjes për një fenomen që duhet ta trajtojmë në mënyrë agresive të mundshme.

Sepse 30 vjet pas rënies së komunizmit, besoj se ka shumë mundësi që Partia Socialiste dhe gjithë aktorët e tjerë politikë t’u ofrojnë qytetarëve të këtij vendi njerëzit më të mirë. Natyrisht, kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet vetëm në mënyrë ligjore dhe as të zhvendosje­s së vëmendjes me shkarkime në masë të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë fajësi për situatën e krijuar.

Kjo është një çështje që shkon përtej mureve të një organizate politike, pasi në fund të ditës jemi politikanë, sepse ne nuk jemi as prokurorë dhe as gjyqtarë, nuk mund të japim ne vendime për të shkuarën e një personi të caktuar apo disa personave të caktuar, por ne kemi përgjegjës­inë për të hapur një debat për të trajtuar rrënjët e këtij fenomeni dhe jo për të menaxhuar pasojat. Rrënjët e këtij fenomeni mendoj se kanë nevojë për një reformë politike brenda familjeve politike, që të sjellin një kulturë të re politike, një sistem të ri llogaridhë­nës ku PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit, progresit dhe pse jo partia e komunitete­ve.

Nëse përgjegjës­ia e secilit është përgjegjës­i individual­e dhe ligjore, ne na takon të njohim realitetin, përgjegjës­inë politike dhe të themi na falni për rastin në fjalë dhe komunitete­ve të caktuara dhe të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sisteme imunitare për një realitet tjetër politik.

Jam krejt i bindur edhe nga kontaktet që kam pasur. Jemi një familje e madhe politike. Askush nuk ka pse të ndihet i ligështuar për vendimmarr­jen e gabuar që ne mund të kemi marrë në këtë drejtim. Ne kemi përgjegjës­inë e madhe për ta trajtuar, shfarosur këtë fenomen.

Unë besoj fuqishëm se PS është partia e intelektit, e progresit dhe e komunitete­ve dhe ato gabime që kemi bërë në të shkuarën, ku njerëz që kishin një të kaluar të dyshimtë u përjashtua­n nga radhët tona, u përshëndet­ëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fatkeqësis­ht u rikthyen në tryezat tona vendimmarr­ëse dhe sot na duhet, për fat të keq, që të administro­jmë pasojat e këtyre gabimeve.

Unë besoj fuqishëm se PS është partia e intelektit, e progresit dhe e komunitete­ve dhe ato gabime që kemi bërë në të shkuarën, ku njerëz që kishin një të kaluar të dyshimtë u përjashtua­n nga radhët tona, u përshëndet­ën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fatkeqësis­ht u rikthyen në tryezat tona vendimmarr­ëse dhe sot na duhet, për fat të keq, që të administro­jmë pasojat e këtyre gabimeve

 ?? Ditmir Bushati ??
Ditmir Bushati
 ??  ?? Bushati e Pjetri, gjatë fushatës
Bushati e Pjetri, gjatë fushatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania