Panorama (Albania)

Valdrin Pjetri u dorëhoq pas akuzave të PD

-

Kryebashki­aku i parë socialist i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, u dorëhoq dy javë më parë nga marrja e detyrës pas akuzave të Partisë Demokratik­e se kishte fshehur një dënim të tij në Itali. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Pjetri njoftoi se kishte vendosur të hiqte dorë nga posti i kryebashki­akut, për ta përqendrua­r gjithë vëmendjen dhe energjitë e tij në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të akuzave të opozitës. “Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstud­ent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjës­i e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20- vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor. Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajësinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha tek unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qenë pjesë e kësaj kategorie, për të cilën sot akuzohem”, shkruan Pjetri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania