Panorama (Albania)

Bushati u shkarkua nga drejtimi i Shkodrës

-

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS- së së datës 23 korrik, kryetari i PSsë, Edi Rama, shkarkoi Ditmir Bushatin si drejtues politik të Qarkut të Shkodrës për t’ia besuar këtë detyrë kryetarit të sapozgjedh­ur të kësaj bashkie, Valdrin Pjetri. Shkarkime të drejtuesve politikë pati dhe në Tiranë, të Blerina Gjylametit dhe në Lezhë të Lindita Nikollës. Shkarkimi i Bushatit erdhi pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku ai ishte në krye të fushatës zgjedhore jo vetëm për Bashkinë e Shkodrës, por dhe bashkitë e tjera të këtij qarku. Por këtij shkarkimi të Bushatit nga drejtimi politik i Qarkut të Shkodrës, i kishte paraprirë shkarkimi i tij si ministër i Jashtëm, në ditët e fundit të vitit 2018, me justifikim­in e mbarimit të një stazhi 5vjeçar të tij dhe katër ministrave të tjerë të qeverisë Rama.

Anëtari i kryesisë së PS- së, ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kërkoi trajtimin në mënyrë agresive të përfshirje­s në politikë të personave që kanë pasur probleme me drejtësinë. Bushati i ka drejtuar një letër kryesisë së Partisë Socialiste, përmes së cilës i informonte anëtarët e saj me përgjegjës­itë e secilit në penetrimin e personave me të kaluar kriminale në politikë, administra­të apo drejtues të pushtetit vendor. Në mënyrë të përsëritur në letrën e tij, ishdrejtue­si politik i Qarkut të Shkodrës citon se PS duhet të jetë një parti progresist­e dhe e intelektit, duke lënë të kuptohet se kandidimi i shumë njerëzve, në të gjitha nivelet që kanë pasur probleme me drejtësinë, e kanë larguar këtë parti nga kjo traditë. Mësohet se kreu socialist i është përgjigjur kritikave të Bushatit jo në mënyrë të drejtpërdr­ejtë, duke përmendur faktin se mosdeklari­mi i një dënimi të mëparshëm është çështje krejtësish­t personale, ndërsa partia nuk ka mekanizmat e duhura ligjore t’i paraprijë ndalimit të këtyre personave. Pas mbledhjes së kryesisë, ish- drejtuesi politik i Qarkut Shkodër, Ditmir Bushati, foli para gazetarëve duke dhënë në mënyrë të përmbledhu­r shqetësime­t që kishte ngritur përmes letrës së tij. Sipas Bushatit, rasti i Shkodrës tregon se është mbushur kupa për një fenomen të përsëritur siç është ai i futjes në politikë të njerëzve me të kaluar të dyshimtë dhe se këtë fenomen, PS duhet ta luftojë në mënyrë agresive. Bushati ishte kritik edhe me shkarkimet masive të drejtorëve në Shkodër, duke thënë se ata nuk kanë asnjë lidhje me rastin ‘ Pjetri’.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania