Panorama (Albania)

PD: Kajmaku fitoi 2.6 milionë euro tendera

Vokshi: Mori tender për të gjelbëruar rrugën e Ramës

- Albana Vokshi

"Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, ka përfituar 2.6 milionë euro nga tenderat publikë". Ky ishte konstatimi i bërë dje nga Partia Demokratik­e, e cila akuzoi qeverinë se ka financuar një person që është i dënuar dhe i kërkuar nga drejtësia greke. Ish- deputetja e PD- së, Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat, theksoi se: "Ne e zbuluam atë sipas parimit ' ndiq paratë'. Edi Rama dhe Jorgo Toto i Bashkisë së Vorës ndajnë bashkë miliona euro. Paratë janë mburoja e Jorgo Kajmakut nga drejtësia greke dhe drejtësia shqiptare. Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve ' Kajmaku shpk', ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, të marrë me tendera duke qenë, në pjesën më të madhe të tyre, i vetëm në garë. Agim Kajmaku i Vorës, i arrestuar dhe akoma në kërkim në Greqi, është klient pothuajse ekskluziv i Bashkisë së Tiranës dhe i Bashkisë së Durrësit. Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos që bënte biznes me para të falsifikua­ra rreth 440 mijë euro, ndërsa Vangjush Dako i ka dhënë rreth 580 mijë euro. Vetëm në 2 muaj, maj- qershor, para votimeve moniste të datës 30, Edi Rama e ka paguar kriminelin e tij të Vorës me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit", theksoi Vokshi, duke vijuar akuzën e saj se Kajmaku ka marrë 400 mijë euro tendera për gjelbërimi­n e rrethrrotu­llimit të Shkozës dhe rrugës së Surrelit, zonë në të cilën banon edhe Kryeminist­ri Rama. "Krimineli i Ramës është paguar me rreth 400 mijë euro për të gjelbëruar rrethrrotu­llimin e Shkozës dhe rrugën e Surrelit, që të çon në sarajet e Edi Ramës. Kushdo që kalon në këtë rrugë, mund të shohë vetë me sy se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro gjelbërim, jo më 400 mijë. Sipas denoncimev­e të medias, Jorgo Toto është shpërblyer me këtë tender për punën private që ka bërë në vilën e Surrelit të Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë të tjera. Të gjitha këto fakte të çojnë te përgjigjja pse Edi Rama ka emëruar një kriminel në kërkim në Bashkinë e Vorës. Ata vjedhin bashkë dhe ndajnë bashkë lekët e shqiptarëv­e". Krahas denoncimit për fondet publike të përfituara nga kryetari i Bashkisë së Vorës përpara se të merrte këtë detyrë nga fondet publike, Vokshi theksoi se ndaj tij nuk po zbatohet ligji, pasi është person i prekur nga ligji i dekriminal­izimit. "Me dokumente të pakontestu­eshme, të nxjerra nga sistemi TIMS, Partia Demokratik­e ka provuar përtej çdo dyshimi, se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, është Agim Kajmaku, i emëruar në bashki nga Edi Rama. Pavarësish­t këtyre fakteve që, siç shprehej "Zëri i Amerikës", "rrëzojnë çdo alibi të Agim Kajmakut", ai akoma nuk ka dhënë dorëheqjen dhe Edi Rama akoma nuk e ka shkarkuar të përzgjedhu­rin e tij, duke i siguruar mbrojtje nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare", u shpreh ish- deputetja e Partisë Demokratik­e, duke e mbyllur deklaratën me pyetjen: "Pse hesht Edi Rama?".

 ??  ??
 ??  ?? Tenderat e fituara nga Kajmaku
Tenderat e fituara nga Kajmaku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania