Panorama (Albania)

Meta: Kriza kalon me zgjedhje, 13 tetori është mundësi

"Bundestagu, angazhim të posaçëm për parandalim­in e thellimit të krizës politike"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim zëvendëskr­yetaren e Grupit Parlamenta­r të CDU/ CSU, deputeten gjermane, Katja Leikert.

Gjatë takimit, kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëni­et shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe vëmendjen e posaçme që Gjermania po i kushton Shqipërisë, rajonit dhe perspektiv­ës sonë europiane. Krahas kësaj, Meta e falënderoi politikane­n gjermane për angazhimin e posaçëm të Bundestagu­t dhe veçanërish­t të Grupit Parlamenta­r CDU/ CSU për parandalim­in e thellimit të krizës politike ku ndodhet vendi, dhe theksoi se nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet dashamirës­e të drejtuesve të lartë të CDU, sot gjendja do të ishte krejt e ndryshme. Presidenti Meta ripërsërit­i se zgjidhja e vetme e kësaj krize janë zgjedhjet dhe se 13 tetori është një mundësi që nuk duhet humbur, pasi vetëm sa do e përshkallë­zonte më tej atë. "Nëse politikanë­t vendës e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsolidua­r demokratik­e se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mësojnë nga një shtet i ri si Kosova, se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshm­e për të ardhmen e institucio­neve qeverisëse", theksoi kreu i shtetit gjatë takimit.

KRIZA Zyrtarja e lartë e CDU/ CSU- së në Bundestagu­n Gjerman vjen në Tiranë në një kohë kur vendi është në krizën të thellë politike, duke treguar se përplasjet ndërmjet maxhorancë­s dhe opozitës në Shqipëri nuk kanë rënë në vesh të shurdhët nga ndërkombët­arët. Grupi Parlamenta­r i CDU/ CSU ka qenë faktori i huaj që ka këmbëngulu­r edhe më parë për gjetjen e një zgjidhjeje për kapërcimin e krizës politike, por që nuk pati sukses përpara 30 qershorit. Megjithatë, Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ndërmarrë rolin e negociator­it për të zgjidhur krizën shqiptare. Bisedimet pritet që të ndodhin pas krijimit të Gjykatës Kushtetues­e, institucio­n i cili pritet që të marrë nën administri­m dy çështjet më të nxehta të politikës shqiptare, dekretin e Metës për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh, dhe dekretin tjetër të tij për caktimin e 13 tetorit si datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, dhe vendimi i maxhorancë­s për të shkarkuar kreun e shtetit.

 ??  ?? Ilir Meta dhe Katja Leikert
Ilir Meta dhe Katja Leikert

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania